LDK thërret konferencë për media
Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media në orën 13:00 në Selinë Qendrore të LDK-së, ka njoftuar partia.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se folës në këtë konferencë do të jetë Visar Azemi, i cili, siç tha LDK, do të trajtojë çështjen e skandalit të njehsorëve elektrikë.
