Tuesday 13 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Eurovision 2026 – Alis me “Nan” në gjysmëfinalen e dytë, zbulohet data kur do të

Haliti: Brenda një jave u shënuan tri raste të thyerjeve dhe vjedhjeve në shkollat e

Fantazma” e gjeneruar me AI që po qarkullon “nëpër Kosovë”, KMSHK kërkon raportim të kujdesshëm

Osmani ushtarakut të lartë amerikan të NATO’s: Kosova e përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit me

Trumpi do të takohet me udhëheqësen e opozitës venezueliane në Shtëpinë e Bardhë

Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim

Zyrtare, shkarkohet Alonso

Katër ankesa në shqyrtim nga PZAP për zgjedhjet e 28 dhjetorit

CNN: Skena tmerri në Teheran, familje që kërkojnë të afërmit mes qindra kufomave

Disa arsye për të pasur shpresë për klimën në vitin 2026

 LDK prezanton 38 kandidatet për deputete
Lajme

LDK prezanton 38 kandidatet për deputete

18 December 2024 0 Comment 5 min read

AA

Lidhja Demokratike e Kosovës sot i ka prezantuar 38 kandidatet e saj për deputete, që do të garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kjo u bë në eventin e Forumit të Gruas, në kuadër të “Turneut të Ndryshimit”.

Kryetari  i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se ishte një mbrëmje plot energji, pozitivitet e përkushtim me gratë e Forumit të Geuas në Prishtinë!

Ai tutje tha se përballë sfidave të sotme, duhet të kujtojmë se historia gjithmonë është formuar nga gra që refuzuan të pranojnë më pak.

“Gra që guxuan të ëndërrojnë më shumë për familjet dhe shoqëritë e tyre. Gruaja kosovare ka guxuar të ëndërrojë gjithherë! Vet rruga e Kosovës drejt lirisë, demokracisë dhe progresit është shtruar nga pa fund gra—nëna, bija, aktiviste dhe udhëheqëse—që besuan se një e nesërme më e mirë ishte e mundur. Dhe kjo e nesërme erdhi. Dhe kur gruaja kosovare ka arritur të bëjë të mundur këtë realitet, këtë të sotmin, jam i bindur, jam shumë i bindur, se sfida e barazisë është sfidë krejt e lehtë! E tëra çfarë duhet është të mos ndalemi. Të kërkojmë. Të veprojmë, të marrim atë që ju takon”.

Ai ka deklaruar se si “prind i dy vajzave, si bashkëshort i një gruaje, si djalë i një nëne, ju them këtu se sfida juaj është dhe sfidë e imja.”

“Dhe në qoftë kjo është sfida e fundit e imja, do ta bëjë me gjithë forcën që kam, përballë çdo pengese që kam, me gjithë kapitalin që kam!Prandaj, jam i lumtur që sot, brenda LDK-së kemi gra e zonja që nivelin e përfaqësimit politik, e kanë në standarde të paarritshme. Ato bëjnë vet politikën, bëjnë vet vendimmarrjen. Jam i lumtur po ashtu që në listën e ardhshme për deputetë të Kuvendit të Kosovës, në listën e fitores së madhe të 9 shkurtit, kemi plot 38 gra, që nesër do të përfaqësojnë shtetin me dinjitet, do të bëjnë politika të drejta, e do të shtyjnë kauza të domosdoshme.

Jam i lumtur, që në shumë qytete, kemi tejkaluar jo vetëm kuotën, por kemi tejkaluar dhe idenë e barazisë. Në Prishtinë, ndër të tjera, mbi 50% të kandidatëve janë gra! Ky shembull, i Kryeqytetit, qytetit më të madh e më të rëndësishëm elektoral, është inkurajues për skenën politike në vend, por këtë herë është arritje e re për Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe secilën parti tjetër në vend! Në Dragash ndër të tjera, dy nga tre kandidatët janë gra. Në Mitrovicë, dy nga tre kandidatët janë gra. Në Viti, dy nga tre kandidatët janë gra. Në Ferizaj, Fushë Kosovë, Obiliq, përfaqësimi i gruas është 50%, në Han të Elezit është 100%. Këto numra ishin të pamenduar jo shumë kohë më parë!

Këto ndryshime, tani janë krejtësisht të jashtëzakonshme për ne. Dhe meqë i kemi këto ndryshime brenda, është koha t’i ofrojmë dhe jashtë. Tek të gjitha gratë e vajzat që sot nuk kanë zë, e presin përfaqësimin tuaj në secilën betejë. Ato presin suksesin tuaj, sepse nga ky sukses, varen dhe ëndrrat e mëdha që kanë para vetes! Prandaj them se beteja e zgjedhjeve tona, e zgjedhjeve tuaja, është betejë e ndryshimit të madh për gratë – e nga aty për gjithë shoqërinë dhe gjithë Republikën.Sepse Republika jonë, është vet ëndrra jonë!”, ka deklaruar ai.

Share This:

Tags: LDK
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Kulturë

Eurovision 2026 – Alis me “Nan” në

12 January 2026
Lajme

Haliti: Brenda një jave u shënuan tri

12 January 2026
Lajme

Fantazma” e gjeneruar me AI që po

12 January 2026
Lajme

Osmani ushtarakut të lartë amerikan të NATO’s:

12 January 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Peci e merr në koalicion LDK-në, Safet

11 January 2026

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut nga Lista Guxo, Faton Peci, ka arritur

Lajme

Lumir Abdixhiku mbledh nënkryetarët dhe kryetarët e

10 January 2026

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thirrur për të martën një mbledhje me nënkryetarët

Lajme

Pëson debakël! – LDK humb në të

29 December 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar mbi 99.26% të rezultateve nga zgjedhjet parlamentare të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.