Monday 12 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Shkruan: Selatin Ismajli – Në Përkujtim të Vëllait Tim Dëshmor

191 mijë e 837 emigrantë votuan në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë

Universiteti i Prishtinë sqarohet për mbajtjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së në ambientet e

100-vjeçari hedh votën në Tiranë: Kam votuar që në vitin 1946

Dizajnerja Rita Hoxha prezanton krijimet e saj në tepihun e kuq të Festivalit të Filmit

Edhe vazhdimi i 14-të dështim, pasnesër përpjekja e 15-të për konstitituim të Kuvendit

U gjetën motoristët që kishin humbur rrugën afër Shtërpcës, janë shëndoshë e mirë

Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell

Votimet në Shqipëri, test për rrugën drejt BE-së

Uta Ibrahimi ngjitet në majën e fundit më të lartë në Botë

 LDK në Gjilan ka mbajtur Akademi përkujtimore me rastin e 17-vjetorit të ndarjes nga jeta të Presidentit Dr. Ibrahim Rugova
Lajme

LDK në Gjilan ka mbajtur Akademi përkujtimore me rastin e 17-vjetorit të ndarjes nga jeta të Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

21 January 2023 0 Comment 6 min read

AA

LDK në Gjilan ka mbajtur Akademi përkujtimore me rastin e 17-vjetorit të ndarjes nga jeta të Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, pjesëmarrje rekorde e gjilanasve.

Nën përkujdesjen e kryetarit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar i parë në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, është mbajtur sot Akademi përkujtimore me rastin e 17-vjetorit të ndarjes nga jeta të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, ku pjesëmarrja e gjilanasve ishte rekorde, thuhet në njoftimin për media.

Kryetari z. Haziri e ka nisur fjalimin e tij me një reagim të ashpër ndaj pushtetit aktual në Gjilan, të cilët ka thënë se Akademinë përkujtimore e hoqën me porosi nga kalendari i manifestimit “Flaka e Janarit”.

“Ky pushtet aktual i Gjilanit, ani pse pa kryetar, që po udhëhiqet nga zëvendësministra e këshilltarë nga jashtë, punën e parë që bëri është heqjen Akademisë përkujtimore për presidentit Rugova nga kalendari i “Flakës së Janarit”. Sërish u munduan ta godasin figurën e Presidentit edhe për së vdekuri. Këtë e bënë me porosi ani pse shkuan e u jargitën, duke e thyer kurrizin para varrit të tij në Prishtinë. Por, e mira e madhe në këtë demokraci e këtë liri është që familja e tij, besimtarët e tij, njerëzit, paqësorët e rugovistët e tij do ta nderojnë përjetësisht figurën e Presidentit”, – tha kryetari z. Haziri.

Kreu i degës së LDK-së në Gjilan, njëherit nënkryetar i parë i këtij subjektin në nivel qëndrorë, Lutfi Haziri, më tej ka thënë se Kosova e pavarur dhe e hapur ka qenë kompromis i madh i shqiptarëve në Ballkan, e dizajnuar përmes një administrimi ndërkombëtar në formë të përkohshme dhe me prezencë të përhershme të NATO-s, ka qenë opsion i Ibrahim Rugovës dhe i askujt tjetër.

“U deshën më pak se dhjetë vjet që për këtë të pajtohen miqtë amerikanë dhe evropianë me këtë opsion të vetëm për të shkaktuar rehati, siguri dhe paqe në Ballkan. Këtë duhet ta besojnë edhe rivalët e tij, të cilët nën rrogoz vazhdojnë të sillën si armiq politikë, që zgjidhja dhe kompromisi që e ka dhënë Ibrahim Rugova është i paprekshëm dhe Republikë të dytë nuk mund të ketë kurrë në Kosovë. Ai i bindi të gjithë për opsionin e tij sepse e ka pasur paqen, falënderimin, mirënjohjen dhe kujdesin për njeriun, familjen dhe popullin e tij.  Sot demokracia, sovraniteti dhe dinjiteti, siç i shihte presidenti Rugova, nuk janë të plota. Falënderim, mirënjohje dhe bekim për të gjithë ju që vazhdoni të besoni në politikë të paqes dhe të shtetit, e cila kalon nëpër derën e familjes në LDK”, u shpreh kryetari z. Haziri.

Lirije kajtazi

Në emër të kryesisë qendrore dhe kryetarit Abdixhiku ka folur zonja Lirije Kajtazi, e cila tha se sot po përkujtohet një figurë komplekse dhe shumë dimensionale e jetës shoqërore të shqiptarëve në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti, siç ishte Dr. Rugova.

“Përmasat e fjalës vështirë ta përkufizojnë formatin poliedrik të Dr. Ibrahim Rugovës. Aq më pak ky përkushtim i imi përpos që manifeston një përkushtim tonin të përbashkët të përmbledhur dhe të shprehur nga miku i tij dhe i Kosovës, presidenti George Bush duke thënë, “SHBA-të kanë humbur një mik të vërtetë”. Ne sot përkujtojmë intelektualin, shkencëtarin, studiuesin e letrave dhe të kulturës shqiptare, diplomatin i cili krijoi miqësi si asnjëherë më parë me vendet demokratike të Evropës dhe SHBA-të, politikanin që krijoji dhe udhëhoqi LDK-në si amë e demokracisë dhe si parti që theu acarin monist”, u shpreh zonja Kajtazi.

Paraprakisht, një delegacion i Degës së LDK-së ka bërë homazhe te busti i Presidentit para selisë së LDK-së në Gjilan, ndërkaq Forumi i Rinisë i LDK-së ka mbajtur një takim tejet të frytshëm, ku është diskutuar për figurën e Presidentit Rugova, me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të të rinjve nga Gjilani dhe me gjerë.

Share This:

Tags: Akademi Perkujtimore Ibrahim Rugova
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Shkruan: Selatin Ismajli – Në Përkujtim të

11 May 2025
Lajme

191 mijë e 837 emigrantë votuan në

11 May 2025
Futboll

Baseli i Shaqës dhe shqiptarëve zyrtarisht kampion

11 May 2025
Futboll

KF Kika siguron mbijetesën, fiton 0:2 në

11 May 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Poezia e ish-Presidentit Rugova, që përshkruan vdekjen

11 April 2024

Ish-presidenti i Kosovës, i ndjeri Ibrahim Rugova përveç politikës pas vetes la gjurmë edhe

Lajme

Djali i Adem Demaçit takohet me familjen

13 October 2023

dnan Merovci, ish-bashkëpunëtori shumëvjeçar i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka njoftuar se

Lajme

Fotoja e Ibrahim Rugovës shihet gjatë vizitës

9 February 2023

Një fotografi e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, qëndron në objektin e Parlamentit Evropian.Ajo

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.