Saturday 17 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

PDK dega Gjilan: “Sakrifica e Kadri Zekës dhe e vëllezërve Gërvalla për lirinë e Kosovës

Gjenerali Bashkim Jashari pritet me duartrokitje në Gardën e Ajovas në SHBA

KQZ: Procesi i rinumërimit përmbyllet në 19 komuna, shtohet numri i tavolinave

558-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Garda e Ajovas shkruan për pritjen e drejtuesve të FSK-së: Përforcim i mëtejshëm i partneritetit

Parashikimi i motit për të shtunën, 17 janar 2026

Bujanoc: Gratë në veprim – Formohet Shoqata e Grave Pensioniste në Bujanoc!

Revista për enigmatikë “Horizonti”, shënoi 45-vjetorin, ndahen mirënjohje për ata që e ndihmuan këtë rrugëtim

Gjendet 17-vjeçari i raportuar i humbur në Gjilan, është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore

Muriqi: Nuk kam asnjë dyshim se RCD Mallorca do të qëndrojë në La Liga

 LDK-ja finalizon 110 kandidatët për deputetë, Abdixhiku: Kjo qeverisje ka përçarë dhe polarizuar shoqërinë kosovare
Lajme

LDK-ja finalizon 110 kandidatët për deputetë, Abdixhiku: Kjo qeverisje ka përçarë dhe polarizuar shoqërinë kosovare

5 December 2024 0 Comment 6 min read

AA

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ka miratuar listën finale me 110 kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, raporton Ekonomia Online

Kësisoj, LDK-ja është partia e parë e cila publikon listën finale të kandidatëve për deputetë. Listës i prinë Lumir Abdixhiku si kandidat për kryeministër.

Në fjalën e tij para Këshillit të Përgjithshëm, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka theksuar rëndësinë e ndryshimit dhe forcës së votës për të avancuar një qeverisje “më përmbajtësore dhe më të drejtë”.

Lista sipas tij fokusohet në rëndësinë e rinisë dhe të rejave për të ndërtuar një vend më të mirë dhe më të qëndrueshëm.

“Republika e Kosovës sot gjendet në udhëkryq historik. Shtyllat e saj identitare, nga demokracia e shprehja e lirë, nga ëndrra euroatlantike deri tek mbajtja e njerëzve mes nesh, janë vënë bast në zaret e fateve politike të papërgjeshme. Në këtë Republikë të projeksioneve të tyre, porpaganda është qëllim në vete, gjersa përçarja, ndarja e polarizimi jonë i madh, janë përfundim krejt i zakonshëm, të cilin përfundim – nxitësit e urrejtjes – e shijojnë me plot zell”, ka thënë Abdixhiku.

“S’do t’i kuptojë asnjëherë se çfarë dëliri kjo gjendje ju sjellë, por e kam të qartë qëllimin e tyre krejt të thjeshtë. Sa më shumë propagandë, sa më shumë shpifje, sa më shumë ndarje, sa më shumë urrejtje, aq më të dobishme drejt  prodhimit të polarizimit shoqëror, që nuk sjellë rezultate por as nuk sjellë shpresë. Prandaj sot, vendi ynë, është bërë vend i zymtë. Prandaj sot ndarja jonë kombëtare, ka arritur nivele të paimagjinueshme historike. E sepse jemi të ndarë kaq shumë, kemi ngecur në vendnumërim, ku hijet e së shkuarës na errësojnë të ardhmen që nuk po e bëjmë dot. Një shoqëri kaq e copëtuar e në kaq urrejtje duhet fillimisht të shërojë veten”.

Abdixhiku ka kritikuar qeverisjen e tanishme për siç ka thënë përçarjen dhe polarizimin në shoqërinë kosovare.

Sipas tij, në qeverisjen e tij nuk do të ketë përndjekje të gazetarëve e as sulm ndaj gjyqësorit.

“Sepse në Republikën tonë, nuk ka vend për një aparat shtetëror, që përdorë inteligjencën për të përcjellë gazetarët. Në Republikën tonë, nuk ka vend për atak institucional e parapolitik ndaj medias, nuk ka vend për mbyllje të mediave, nuk ka vend për sulme jetë kërcënuese ndaj gazetarëve e raportuesve të lirë të një shoqërie të lirë. Nëndija politike ndonjëherë flet shumë, por tek ne flet qartë, kur një pushtet kërkon që lajmet të merren vetëm nga ta, në atë moment, mu në atë moment, ne duhet të kuptojmë se para se të kemi një problem politik, kemi problem të funksionimit shtetar demokratik. Në Republikën tonë, nuk ka vend për sulme ndaj drejtësisë, e kategorizim të saj varësisht se kë ka subjekt; përkrahës pushteti ose jo”.

“Në Republikën tonë, pushteti s’bën drejtësinë, pushteti, sikurse secili tjetër është subjekt i drejtësisë. Askush, asnjëherë për asnjë çmim mbi ligjin! Në Republikën tonë, një Qeveri që shkelë Kushtetutën plot 10 herë duhet të rimendojë intencat shqetësuese që i ka në vete para se të akuzojë secilin përreth. Ne betohemi në Kushtetutë. Ne veprojmë mbi Kushtetutë. Ne jetojmë mbi këtë Kushtetutë. Si e tillë, ajo për Republikën, për ëndërrimtarët e saj është e shenjtë. Nuk shkelet, nuk përdhoset. Kur shkelet, shkelësit duhet të turpërohen jo të mburren e lavdërohen”, ka deklaruar ndër të tjerash Abdixhiku.

“Në Republikën tonë, korrupsioni, vjedhja e hajnia, duhet të jenë moralisht të gabuara sepse janë veprime të liga, e jo të arsyetueshme sepse krahasohen me të shkuarën. Një akt amoral, vjedhës ndaj shtetit, është i papranueshëm, i dënueshëm, i gjykueshëm jo sepse është më i madh apo më i vogël se ai paraprak – por se thjeshtë është jomoral. Korrupsioni është i tillë. Korrupsioni do të gjykohet si i tillë. I tashmi, i kaluari dhe i ardhmi pa dallim”.

Lista e kandidatëve për deputet nga radhët e LDK-së:

Share This:

Tags: LDK
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

PDK dega Gjilan: “Sakrifica e Kadri Zekës

17 January 2026
Lajme

Gjenerali Bashkim Jashari pritet me duartrokitje në

17 January 2026
Futboll

Shkresa e MKRS drejtuar FFK-së, reagon Taulant

17 January 2026
Lajme

KQZ: Procesi i rinumërimit përmbyllet në 19

17 January 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Lutfi Haziri për Lumir Abdixhikun: Ka marrë

15 January 2026

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se kryetari i partisë,

Lajme

Kriza brenda LDK-së pas debaklit në zgjedhje,

14 January 2026

Pas rezultatit të dobët të Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 28 dhjetorit,

Lajme

Zhvillimet e LDK-së, mblidhen në ora 14:00

13 January 2026

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të mblidhet sot në ora 14:00. Sic mësohet,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.