Thursday 5 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Agim Ademi sërish në krye të FFK-së, nuk kishte asnjë kundërkandidat

“Diella” ministrja me inteligjencë artificiale fiton çmimin ndërkombëtar

Cristiano Ronaldo i mbush sot 41 vjet: një perandori sportive dhe ekonomike me vlerë mbi

Ishte i dënuar për një vrasje në 1999, kosovari arrestohet sapo arrin në Aeroportin e

Ligji i ri për legalizim në Serbi: Pajaziti u bën thirrje qytetarëve të Luginës të

Të gjitha votat pro, Agim Ademi rizgjidhet president i FFK-së

Kryetari Sokol Haliti mbajti takim pune me Bordin e Drejtorëve për prioritetet zhvillimore dhe organizimin

Lutjet e Mëngjesit në SHBA, ambasada në Washington i pret pjesëmarrësit nga Kosova

Nënkryetarja Bajralija pret në takim Shefin Ekzekutiv të “Eco-Higjena”

Tragjedi në një familje shqiptare në Itali, vdesin të katër anëtarët nga rrjedhja e gazit

 LDK Gjilan – Komunikatë: – Keqpërdorimet në punësime me kontrata fiktive ne vepër nga ana e të parit të ekzekutivit komunal nuk kanë të ndalur
Lajme

LDK Gjilan – Komunikatë: – Keqpërdorimet në punësime me kontrata fiktive ne vepër nga ana e të parit të ekzekutivit komunal nuk kanë të ndalur

20 July 2023 0 Comment 4 min read

AA

Dega e LDK-së në Gjilan, përmes një komunikate për media, ka akuzuar kryetarin e Komunës Alban Hyseni, për sic thuhet në komunikatë, punësime joadekuate, jokompetente e pa konkurse.

Komunikata e plotë:

Prej fillimit të ardhjes së tij në pushtet, kishte premtuar se do ti ndalte kontratat në vepër sepse sipas tij ishin të kundërligjshme.

Jo vetëm se nuk veproi, por të gjithë sektorët e administratës komunale, duke përfshirë edhe Ndërmarrjen Publike Lokale ‘ Tregu’ në Gjilan,  i stërmbushi me të punësuar me kontrata në vepër duke i rehatuar militantët e partisë së tij.

Me datën 11.07.2023, Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, sipas kërkesës për qasje në dokumente publike, ka siguruar një përgjigje nga Komuna për të punësuarit me kontrata në vepër, numri i të cilëve arrin 49, por që sipas LDK-së, qeverisja lokale nuk ka ofruar qasje të plotë dhe të saktë sepse numri i të punësuarve në këtë mënyrë është më i lartë.

Por jo vetëm kaq!  

Abuzimet me punësime duke i keqpërdorur financat publike me kontrata fiktive në vepër, kulmojnë në kabinetin e Kryetarit të Komunës me 14 të punësuar, që bie ndesh me Udhëzimin Administrativ ( MAPL) Nr. 01/2018, ku saktë parashihet stafi i nevojshëm në Zyrën e Kryetarit të Komunës, pra jo më shumë se 4 zyrtarë mbështetës.

Përveç numrit të madh të të punësuarve, shumica e këtyre vendeve të punës në të gjithë sektorët janë  në kundërshtim me aktet ligjore që rregullojnë fushën e punësimit dhe sistematizimin e vendeve të punës.

Sipas përgjigjes që kemi siguruar nga Komuna, shumica e të punësuarve nuk kanë përgatitje superiore arsimore për vendet e punës që janë caktuar, pra kanë vetëm shkollim të mesëm apo kanë kualifikime jo adekuate për vendet e punës që i mbajnë. Kualifikimi ndryshe apo shkollimi i mesëm për disa vende të punës që janë caktuar, paraqesin shkelje serioze, cenojnë rëndë imazhin institucional dhe reflektojnë jashtëzakonisht keq gjatë ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve të Komunës.

Se sa janë të përgatitur, më së miri tregon fakti  i shkresës – përgjigje e dhënë nga Komuna, gjegjësisht nga zyrtari përgjegjës, ku shihen një mori gabimesh drejtshkrimore të cilat mund t’i shihni në foto.

Veprimet e tilla janë të kundërligjshme, degraduese, jo llogaridhënëse, jo kompetente, jo profesionale dhe abuzim me financa publike, veprime që bien ndesh me parimet e mundësive të barabarta, meritës, integritetit dhe mosdiskriminimit.

Lidhja Demokratike e Kosovës,  Dega në Gjilan, i bënë thirrje të parit të ekzekutivit komunal, z. Hyseni, që ta ndalojë këtë praktikë të punësimeve, përndryshe i ftojmë organet përgjegjëse t’i hetojnë ato!

Share This:

Tags: LDK Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Kuriozitete

Agim Ademi sërish në krye të FFK-së,

5 February 2026
Lajme

“Diella” ministrja me inteligjencë artificiale fiton çmimin

5 February 2026
Futboll

Cristiano Ronaldo i mbush sot 41 vjet:

5 February 2026
Ciceroni

Ishte i dënuar për një vrasje në

5 February 2026
RELATED Stories for you
Lajme

LDK: Pogragja, Llovca, Kokajt, Sllubica e Stublina,

22 December 2025

LDK Gjilan – Pogragja, Llovca, Kokajt, Sllubica e Stublina, plot entuziazëm e dashni për listën

Lajme

Partnerët e koalicionit të balotazhit, Ismajli (LDK)

2 November 2025

Ditë më para ata kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për fazën e balotazhit në

Lajme

𝐋𝐮𝐭𝐟𝐢 𝐇𝐚𝐳𝐢𝐫𝐢: 𝐍ë𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐢 𝐀𝐫𝐛ë𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐋𝐃𝐊-𝐬ë.

1 November 2025

Kreu i degës së LDK-së Lutfi Haziri ka thënë se tri gjenerata të LDK-së

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.