Largohet nga Gjilani Armend Halili
Futbollisti Armend Halimi ka ndarë rrugët me SC Gjilani. Lajmin e ka bërë të ditur vet futbolisti përmes faqes së tij në rrjeteve sociale.
Zyrtare: Armend Halili është largimi i katërt brenda ditës te SC Gjilani. Paraprakisht, gjatë ditës së sotme kanë konfirmuar largimin nga klubi Baton Zabërgja, Arbër Prekazi e Mevlan Zeka.
Postimi i plotë i Armend Halilit
Sot ka perfunduar rrugetimi im te Klubi Gjilanit.
5 vjet gezime, hidherime, e plot sfida por i dorezuar asnjeher.
Mirenjohes gjithe jeten klubit te Gjilanit, presidentit Florim Zuka, trajnereve e krejt njerzve qe punojne per ate klub.
Skiftera, keni vend t’vecante n’zemren time.
Faleminderit qe m’keni bo mu ni si n’shpi, jeni hjeshia e superliges.
Gjilani osht familje e madhe, superliga osht e fort’ kur Gjilani osht i fort’!