 
                          
         Lajmi i Fundi: LDK dhe PDK në Gjilan nënshkrujnë marrëveshje paraprake qeversëse
Lajmin e ka publikuar Arbër Ismajli, kandidat i LDK-së për kryetar të Gjilanigt.
 
Ai ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim me Z. Riad Rashiti, kryetar idegës së PDK-së.
Sot nënshkruam një marrëveshje politike për bashkëpunim dhe qeverisje të përgjegjshme në Gjilan, që reflekton vullnetin e qytetarëve për unitet, profesionalizëm dhe mirëqenie.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një qeverisjeje që bashkon, që punon me transparencë dhe që vendos interesin publik mbi gjithçka. Qeverisja që duam është ajo që i shërben qytetarëve pa dallime, me vizion dhe përgjegjësi:, ka shkruar Ismajli në faqen e tij.

Ai më tej ka falënderuar në mënyrë të veçantë z. Lutfi Haziri, kryetar i degës së LDK-së në Gjilan, dhe z. Riad Rashiti, kryetar i degës së PDK-së në Gjilan, për gatishmërinë, vizionin dhe frymën e bashkëpunimit që po e ndërtojmë bashkë për të mirën e Gjilanit.
“Gjilani i ri meriton stabilitet, zhvillim dhe udhëheqje që bashkon. Dhe këtë do ta bëjmë bashkë me besim në Zot, me përgjegjësi dhe përkushtim ndaj qytetarëve tanë”, ka shkruar Ismajli.

 
         
         
     
             
             
             
             
             
             
             
            