KV Drita prezanton Arbërim Kqikun në rolin e menaxherit
“KV Drita po fillon me organizim edhe me kryesin e klubit”, bënë të ditur klubi i volejbollit Drita.
Sipas drejtuesve të këtij klubi, prurje të reja dhe frymë e re te Drita do të ketë edhe në krye të klubit, sot presidenti Besnik Veseli prezantoi Arbërim Kqikun, i cili në sezonin e ri do të ketë rolin e Menaxherit te KV Drita.
“Albi i bashkohet rrugës së përbashkët me ngjyrat bardh e kaltër me ambicie dhe qëllime të qarta, për planet e sukseset që duam ti korrim së bashku. Shumë suksese në rrugëtimin e përbashkët Albi”, thuhet në njoftim.