
KV Drita (M) me fitore siguron finalen e “Play Off 2025
Klubi i Volejbollit Drita (M), ka fituar edhe ndeshjet e dytë gjysmëfinale ndaj KV Skënderbeut, edhe atë me rikthim rezultati nga 0:2 në 3:2 në sete, duke siguruar kështu finalen e “Play Off 2025”, Raiffeisen Superliga A, në volejbollin e meshkujve.

Drita 3:2 Skënderbeu
Setet: 23:25, 20:25, 25:19, 25:18, 15:9
Gjysmëfinalja tjetër luhet nesër ku KV Peja pret KV Ferizaj, fituesi i se ciles ndeshje do te jete kundershtare e KV Drita ne finale.
Gjithsesi, ajo që u intereson adhuruesve gjilanas të volejbollit, KV Dritën e kemi finaliste.
