Saturday 9 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Të shtëna me armë në Times Square të Nju Jorkut, plagosen tre persona

Media italiane: Ivanka Trump blen ishullin e Sazanit për 1 miliard dollarë

11 vite më parë, në Michigan ishte zhvilluar ndeshja M. United 3:1 Real Madrid, e

Policia ndërhyn në ambientet e tre mediave në Shqipëri – AGSh reagon ashpër

Gjilan: Ka ndërruar jetë në Gjilan ish politikani dhe intelektuali Ramadan Myrtaj

Ekskluzive: E rrëmbyen dhe e rrahën brutalisht te liqeni në Përlepnicë – 37-vjeçarit ia morën

Parashikimi i motit për të shtunën, 09 gusht 2025

Hetohen katër vdekje të dyshimta që ndodhën të premten në Kosovë

Azerbajxhani dhe Armenia nënshkruajnë marrëveshjen për paqe, Trump: Më në fund ja dolëm

LVV në Gjilan konfirmon nominimin e Alban Hysenit për kryetar të Gjilanit

 Kuvendi i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, opozita pretendon se Komuna i ka dërguar Institutit GAP informata të gabuara
Lajme

Kuvendi i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, opozita pretendon se Komuna i ka dërguar Institutit GAP informata të gabuara

21 October 2024 0 Comment 5 min read

AA

Gjilan, 21 tetor 2024 – Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, kryesues, ka mbajtur të hënën seancë të jashtëzakonshme, e cila është ftuar nga opozita, me një pikë të rendit të ditës “diskutim rreth informatave të gabuara që Komuna e Gjilanit ka dërguar në Institutin GAP lidhur me mbajtjen e premtimeve të Kryetarit të Komunës”, me pjesëmarrje vetëm të partive opozitare (LDK-PDK-AAK-Vatra dhe të një asambleisti të VV-së).

Pretendimet e opozitës se “Komuna ka dërguar informata të gabuara në Institutin GAP” i ka paraqitur në emër të grupit të LDK-së, Gentrit Murseli, i cili tha se nga viti i kaluar ka pasur informacione se vartësit e kryetarit të Komunës do t’i dërgojnë këto informata.

Pas publikimit të raportit në vitin 2024, ai tha se ka vlerësuar se s’ka pasur një verifikim profesional nga ana e këtij Instituti, lidhur me premtimet që konsiderohen të përmbushura, gjysmë të përmbushura dhe të filluara.

“Janë së paku 20 premtime që kryetari i Komunës dhe vartësit e tij kanë dërguar informacione të gabuara në GAP e këta të fundit nuk kanë bërë një verifikim profesional”, tha Murseli.

Bujar Nevzati, shef i këshilltarëve të PDK-së në Kuvend, tha se askush nuk beson që janë realizuar 80 për qind e premtimeve të kryetarit të Komunës.

Ismajl Kurteshi nga VV tha se sot do të ishte mirë që sot të ftohej GAP-i, pasi LDK ka filluar vërejtjet nga ky institut.

“Përndryshe, unë e përkrah çdo çështje që këshilltarët komunalë vlerësojnë se duhet ta ngrisin në Kuvendin e Komunës në interes të qytetarëve”, tha ai.

Nazim Gagica, shef i grupit të AAK-së, ka vlerësuar se seancat e jashtëzakonshme do të duhej të thirreshin për një çështje më të madha se kjo e GAP-it, derisa ka shtuar se nuk ka gjetje më të mirë se vlerësimet e qytetarëve.

“Nëse këto të dhëna janë njëburimore, GAP do të duhej të dalë në terren për verifikim”, theksoi Gagica.

Në fund, kuvendarët prezentë, në përjashtim të asambleistit të VV-së i cili ka abstenuar, kanë votuar ka një rekomandim të Kuvendit Komunal për “rivlerësimin e të dhënave të dërguara nga Zyra e kryetarit lidhur me vlerësimin e premtimeve”.

Ndërkohë, kuvendarët e Gjilanit, në seancën e rregullt, kanë miratuar Projekt rregulloren e re për ndarjen e bursave, e cila ka qenë iniciativë e Ismajl Kurteshit (VV), kërkesën e këshillit të fshatit Zhegër për ndarjen e parcelës për ndërtimin e Memorialit të martirëve të vitit 1999, kërkesën e banorëve të fshatit Goden për identifikimin e varezave të banorëve të këtij fshati në Vrapçiq, të prezantuara nga Muhadin Haziri (LDK), përkatësisht Imran Haziri (LDK).

Kuvendi ka diskutuar edhe për rritjen e kujdesit institucional për grupet e margjinalizuara, të cilët kanë nevojë për përkrahje, e të cilët kanë nevojë për integrim në shoqëri, duke votuar një rekomandim që ekzekutivi ta funksionalizojë Fshatin e Lumtur.

———————————————–

Mbledhja e jashtëzakonshme dhe ajo e rregullt e Kuvendit Komunal të Gjilanit është transmetuar drejtpërdrejt në formatin livrstream, në faqen zyrtare të Komunës në facebook dhe në mediat lokale.

Share This:

Tags: Kuvendi i Komunes se Gjilanit
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Të shtëna me armë në Times Square

9 August 2025
Lajme

Media italiane: Ivanka Trump blen ishullin e

9 August 2025
Lajme

11 vite më parë, në Michigan ishte

9 August 2025
Lajme

Policia ndërhyn në ambientet e tre mediave

9 August 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Kuvendarët e Gjilanit miratojnë vendimin për faljen

30 November 2023

Gjilan, 30 nëntor / Kuvendi i Komunës së Gjilanit, në mbledhjen e sotme, nën

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.