Tuesday 3 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Vedat Muriqi shënon dhe asiston për fitoren bindëse (4:1) të Real Mallorca ndaj Sevila

Shkruan: Timo Mërkuri – Zëri i një uni të ndarë, Kaltrina Berisha, “Uni i ndarë”

Gjilan – Kryetari Hyseni: “Manifestimi mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”, edhe sivjet dëshmoi fuqinë e artit

Rektori i UKZ-së priti në takim udhëheqës të AShAK

Policia: Raportohet e zhdukur një grua në Gjilan

“HORIZONTI” – shkollë dhe prijatare e enigmatikës shqiptare

Ndërroi jetë Fazli Fazliu, ish-kryetar i KB Drita

Me “Gala Mbrëmjen” ku u shpërblyen më të mirët u përmbyll “Flaka e Janarit 2026”

Enigmatika në qendër të “Flakës së Janarit 2026”: Tullumi fitues në fjalëkryq, Mamuti në anagramë

Poetja Blinera Hajdari me poezinë “Përtej lëkure”, është fituese e çmimit “Pena e Flakës 2026”

 Kuvendi i Gjilanit ka refuzuar shfuqizimin e tri vendimeve të mëhershme që kanë të bëjnë me planet rregulluese  
Lajme

Kuvendi i Gjilanit ka refuzuar shfuqizimin e tri vendimeve të mëhershme që kanë të bëjnë me planet rregulluese  

4 August 2023 0 Comment 4 min read

AA

Gjilan, 4 gusht / Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën drejtimin e Kushtrim Kadriut, kryesues, ka vazhduar sot seancën e pestë, e cila për mungesë kuorumi kishte dështuar disa herë të mbahej.

Me 18, përkatësisht 19 vota për dhe një abstenim, Kuvendi ka refuzuar propozimin për shfuqizimin e tri vendimeve që kanë të bëjnë me plotësimin dhe ndryshimin e kushteve ndërtimore në nën zonën e Bllokut “B3” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Kodra e Thatë”, në zonën e Bllokut “B4” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Kodra e Thatë” dhe në zonën e Bllokut “I” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Livadhet e Arapit”, të cilat ishin rikthyer në Kuvend për anulim, si të kundërligjshme.

Në të vërtet, pikërisht këto tri vendime u bënë shkas për prishjen e koalicionit qeverisës, pasi PDK kishte kërkuar më shumë kohë për konsulta rreth këtyre pikave, para se të vendoste për votimin ose jo të tyre, përderisa LDK kishte kundërshtuar me arsyetim se nuk ekzistonte asnjë arsye për t`i anuluar, meqë ato ishin miratuar në Kuvend dhe tashmë ishin duke u zbatuar.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni ka thënë se të gjitha vendimet e kundërligjshme e që deri tani janë 16 të tilla, do të sillen në Kuvend për shfuqizim.

Ai i ka sqaruar edhe rrethanat të cilat kanë sjellë deri te kjo situatë, përfshirë edhe procedurat që janë ndërmarrë lidhur me këto vendime, duke thënë se nuk do të tërhiqet nga beteja ligjore, ndonëse betejën politike në Kuvend nuk mund ta bëjë më, meqë tani këtu ka një shumicë të re.

“Beteja fillimisht ka qenë politike, por tashmë nuk ka betejë politike. Për mua si ekzekutiv, beteja politike në Kuvend ka marrë fund, sepse nuk kam fuqi më këtu, nuk kam votë më, por tash ka arsyeshmëri, ka ligj që supozohet secili prej nesh me respektua dhe secili prej nesh duhet me marrë përgjegjësi për shkelje të tij”, ka thënë kryetari Hyseni.     

Heqjen e këtyre pikave nga rendi i ditës, kryetari Hyseni e ka cilësuar tentativë për t`i ikur përgjegjësisë.

Kushtrim Kadriu, kryesues i Kuvendit, ka thënë se diskutimi për këto pika ka përfunduar në seancat e kaluara dhe se tani është momenti për votim e tyre.       

Përndryshe, Kuvendi ka miratuar edhe pikat tjera të seancës së pestë: Plani komunal për integritet 2023/2027, projekt statuti i Teatrit të qytetit, projekt statuti i Galerisë së arteve, projekt rregullorja për shfrytëzimin e sallës së madhe të Teatrit të qytetit, projekt rregullorja për punën e Këshillit drejtues të Teatrit të qytetit si dhe pika të tjera.

Share This:

Tags: Gjilan Kuvendi Komunall
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Vedat Muriqi shënon dhe asiston për fitoren

2 February 2026
Arte tjera

Shkruan: Timo Mërkuri – Zëri i një

2 February 2026
Lajme

Gjilan – Kryetari Hyseni: “Manifestimi mbarëkombëtar “Flaka

2 February 2026
Featured

Rektori i UKZ-së priti në takim udhëheqës

2 February 2026
RELATED Stories for you
Ciceroni Kulturë Lajme Letërsi Librari

Shkollat e Gjilanit pasurojnë bibliotekat me lektyra

29 January 2026

Gjilan – Si menaxhere e kontratës për furnizimin e shkollave me lektyra, e emëruar

Featured Lajme

Gjilan: Dyshohet për trafikim dhe mbajtje me

28 January 2026

Një rast i rëndë i dyshuar i trafikimit me njerëz është zbuluar në Gjilan,

Ciceroni Featured Lajme Lajmërime

Rihapet rruga Ferizaj-Gjilan në fshatin Sojevë

28 January 2026

Është rihapur për qarkullim rruga magjistrale Ferizaj-Gjilan në fshatin Sojevë një ditë pasi ishte

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.