Thursday 5 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

“Diella” ministrja me inteligjencë artificiale fiton çmimin ndërkombëtar

Cristiano Ronaldo i mbush sot 41 vjet: një perandori sportive dhe ekonomike me vlerë mbi

Ishte i dënuar për një vrasje në 1999, kosovari arrestohet sapo arrin në Aeroportin e

Ligji i ri për legalizim në Serbi: Pajaziti u bën thirrje qytetarëve të Luginës të

Të gjitha votat pro, Agim Ademi rizgjidhet president i FFK-së

Kryetari Sokol Haliti mbajti takim pune me Bordin e Drejtorëve për prioritetet zhvillimore dhe organizimin

Lutjet e Mëngjesit në SHBA, ambasada në Washington i pret pjesëmarrësit nga Kosova

Nënkryetarja Bajralija pret në takim Shefin Ekzekutiv të “Eco-Higjena”

Tragjedi në një familje shqiptare në Itali, vdesin të katër anëtarët nga rrjedhja e gazit

FFK-ja mban sot Kuvendin Zgjedhor, Agim Ademi pranë mandatit të tretë si kryetar

 Kuvendarët e Gjilanit miratojnë vendimin për ndarjen e 275 mijë eurove për mbështetjen e lehonave, personave me aftësi të kufizuar, bizneseve dhe praktikantëve   
Lajme

Kuvendarët e Gjilanit miratojnë vendimin për ndarjen e 275 mijë eurove për mbështetjen e lehonave, personave me aftësi të kufizuar, bizneseve dhe praktikantëve   

27 April 2023 0 Comment 6 min read

AA

 Gjilan, 27 prill 2023 / Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur sot seancën e radhës, nën drejtimin e kryesuesit Arianit Sadiku, ku ka shqyrtuar dhe miratuar raportin financiar janar-mars 2023, vendimin për komisionin për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendës drejtorëve të institucioneve edukativo-arsimore në shkollat me mësim në gjuhën serbe, raportet e punës të Komiteteve për vitin 2022 si dhe planet e punës së këtyre trupave komunale për  vitin 2023, kërkesën për mbështetje me 10 mijë euro të KV “Drita” (meshkujt) si dhe është informuar rreth manifestimit tradicional “Flaka e Janarit” 2023.

Kryetari i KK Gjilan, Arianit Sadiku

Njëherësh, Kuvendi ka miratuar edhe vendimin për subvencionimin e grave lehona, bizneseve për të rinj, për gra, si dhe punësimin e personave me aftësi te kufizuar si dhe punësimin e praktikantëve.

Riad Rashiti, drejtor i Buxhetit, sqaroi se nga këto subvencione përfitojnë 20 persona me aftësi të kufizuar, përmes punësimit në sektorin privat dhe kjo është hera e parë që ndodh diçka e tillë në Kosovë, po edhe në Gjilan.

Sipas këtij vendimi, gratë do të subvencionohen me nga 100 euro për çdo lindje të re. Mjetet, 85 mijë euro, ndahen nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

20 personave me aftësi të kufizuar do t`u subvencionohen pagat me nga 300 euro në muaj, duke filluar nga data 1 maj 2023 e deri më 31 dhjetor. Mjetet ndahen nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Për bizneset me pronare gra janë ndarë subvencione me një vlerë totale prej 50 mijë euro, ose deri në 5 mijë euro për biznes. Mjetet ndahen nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik.

Bizneset Start UP për të rinj subvencionohen me 85 mijë euro, ose në vlerën deri në 7.500 euro për biznes. Mjetet ndahen nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik.

Po ashtu, praktikantët të cilët punësohen në institucionet komunale, do të kompensohen me nga 170  euro në muaj, duke filluar nga data 1 maj e deri më 31 dhjetor 2023, projekt ky që realizohet në bashkëpunim me UNICEF-in dhe MFPT-në.

Kërkesa mori mbështetjen e plotë të Kuvendit, përfshirë edhe opozitën, e cila fillimisht kërkoi shtyrjen e kësaj pike për një seancë tjetër, me arsyetim se nuk janë ofruar sqarime të mjaftueshme se si do të bëhet subvencionimi i këtyre kategorive.

Ndërkaq janë shtyrë për një seancë tjetër projekt rregullorja për ndarjen e bursave për studentë, projekt rregullorja për te drejtat, detyrimet, disiplinën dhe përgjegjësitë e nxënësve në shkollat fillore si dhe projekt rregullorja mbi përgjegjësitë disiplinore të nëpunësve në institucionet edukativo-arsimore, pasi u vlerësua se ato kanë nevojë të përmirësohen dhe të bëhen më të dobishme.

Arianit Sadiku, kryesues i Kuvendit, tha se nuk ka nevojë të bëhet komision i ri për këto rregullore, derisa një komision për akte komunale ekziston dhe ai vetëm duhet të ndihmohet këshilltarët komunalë si dhe grupet e interesit, për t`i bërë plotësimet e nevojshme.

‘Ne vetëm mund ta ftojmë komisionin në takime dhe t`i bëjmë propozimet tona deri në seancën e radhës, kur bëhet plotësimi dhe ndryshimi i këtyre rregulloreve’, ka thënë Sadiku

Ndërkaq, duke u përgjigjur në një prej interesimeve të këshilltarëve komunalë, sa i përket asfaltimit të rrugëve në drejtim të Bujanocit dhe Ferizajt, nënkryetarja e Komunës, Leonora Morina Bunjaku ka thënë se jemi në kontakt me Ministrinë e Infrastrukturës dhe po bëjmë presion që punimet të përshpejtohen dhe të kryhen sa më parë, në mënyrë që të lehtësohet aktiviteti i bizneseve përgjatë këtyre dy rrugëve sikurse edhe lëvizja e qytetarëve dhe bashkatdhetarëve në kohën kur ata vijnë për pushime në vendlindje.    

Përndryshe, në fillim të seancës së sotme, Ismet Kryeziu (KDI) ka prezantuar programin e DEMOS-it që ka të bëjë me matjen e performancës së anëtarëve të Kuvendeve Komunale në 6 komuna, ku përfshihet edhe Gjilani, duke dhënë detaje edhe për indikatorët dhe poentimin.

Share This:

Tags: KK Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

“Diella” ministrja me inteligjencë artificiale fiton çmimin

5 February 2026
Futboll

Cristiano Ronaldo i mbush sot 41 vjet:

5 February 2026
Ciceroni

Ishte i dënuar për një vrasje në

5 February 2026
Ekonomi

Ligji i ri për legalizim në Serbi:

5 February 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Krenare Latifi – Kqiku zgjidhet kryesuese e

6 January 2026

Gjilan, 6 janar 2026 – Kuvendi i Komunës së Gjilanit, në seancën e dytë të

Lajme

Shtyhet seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit

6 January 2026

E paraparë të mbahet më datë 06 Janar 2025 me fillim në ora10:00h, ajo

Lajme

Betohet kryetari Alban Hyseni dhe anëtarët e

10 December 2025

Gjilan, 10 dhjetor 2025 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe anëtarët

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.