Thursday 6 November 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Drita shënon fitore historike në Ligën e Konferencës – triumfon në udhëtim tek Shelbourne

Kështu duken fletëvotimet e balotazhit për kryetarë të 18 komunave

Kur mund të thirret seanca për votimin e Glauk Konjufcës, flasin nga KDI-ja

Parashikimi i motit për të enjten, 06 nëntor 2025

Elon Musk: Nuk do ketë më celularë! Brenda 5 vitesh, smartphone-t do t’i zëvendësojë Inteligjenca

Ndryshime në qeverinë ”Rama 4” dhe në Prefekturat e vendit

Tragjedi në Tetovë: Gjendet e vdekur një 25-vjeçare nga Kosova

Takime të ngjeshura në aktivitetet ditore të Alban Hysenit, kandidat i LVV-së për kryetar të

Hyseni: Kemi në plan shumë aktivitete dhe nisma të reja për mërgatën

UKZ qendër e shkëmbimit arsimor Kosovë–Zvicër gjatë Javës së Studimit për mësuesit nga PH Zug

 Kuvendarët e Gjilanit diskutojnë për raportin e Auditimit të Përgjithshëm për pasqyrat financiare për vitin 2023
Uncategorised

Kuvendarët e Gjilanit diskutojnë për raportin e Auditimit të Përgjithshëm për pasqyrat financiare për vitin 2023

19 December 2024 0 Comment 5 min read

AA

Gjilan, 19 dhjetor 2024 – Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, kryesues, në seancën e sotme të rregullt e cila është e fundit për këtë vit, ka miratuar planin e punës për vitin 2025 dhe orarin e mbajtjes së mbledhjeve të Kuvendit dhe komiteteve për vitin 2025, raportin e punës së KKSB-së për vitin 2024, planin e punës së KKSB-së për vitin 2025, vendimin për caktimimin e kompensimit për anëtarët e Komisionit për dhënien e titujve të nderit, çmimeve, mirënjohjeve dhe shpërblimeve e plotësim-ndryshimin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave dhe kerkesave në procesin e emërtimit te rrugëve.

Po ashtu, kuvendarët e Gjilanit kanë miratuar plotësim-ndryshimin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave dhe kërkesave në procesin e emërtimit te rrugëve, kërkesën për ndarjen e ngastrës me nr. 04787-0 për ndërtimin e shtatores të heroit Jusuf Baftjarit (Hoxhë Lipovica), kërkesën e OVL UÇK-së për ndarjen e mjeteve në vlerë prej 17 mijë euro për ndërtimin e obeliskut të dëshmorëve të UÇPMB-së, kërkesën e banorëve të fshatit Brecalc për ndarjen e një parcele për interes publik, kërkesën e shoqatës së Down Sindrom Kosova për mbështetje financiare, rekomandimin ndaj Zyrës së Kryetarit për mbështetjen financiare për prof. Dr. Baftjar Kryeziun për botimin e dy librave, propozimin që tregu i kafshëve të emërtohet me emrin “Hamdi Mehmeti (Pasjaku)”, sikurse edhe kërkesën e DKRS-së për mbulimin e borxheve nga thirrja publike 2024, por pa “Flakën e Janarit”.

Pika në të cilën pati mospajtime të thella e kualifikime të ndërsjella në raportin pozitë-opozitë ishte raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Gjilanit për vitin 2023.

Drejtoresha e Administratës, Arbenita Sopi – Haziri, pasi prezantoi planin i veprimit për zbatimin e Rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit, tha se pos që trashëguan borxhe nga e kaluara, për gjetjet e ZKA-së për vitin 2023 tha se janë probleme të trashëguara nga qeverisjet e kaluara që prej vitit 2010, për të shtuar se tashmë është vendosur një standard i ri në qeverisje.

Shefi i grupit të këshilltarëve të PDK-së, Bujar Nevzati, tha se ky raport e vlerëson negativisht Gjilanin, për parregullsi e keqpërdorime të mëdha, duke shtuar se nga 15 rekomandime vetëm 7 janë zbatuar, ndësa Avdyl Aliu, shef i grupit të LDK-së, pohoi se në qeverisjet e kaluara Komuna e Gjilanit ka pasur gjithmonë opinion të mirë, përderisa, sipas tij, opinionin e kualifikuar e instaloi qeverisja aktuale, për të shtuar se si pasojë e kësaj, Komuna është e përjashtuar nga të gjitha grantet.

Në këtë seancë, në mënyrë ceremoniale, fëmijët me aftësi të kufizuar të qendrës së kujdesit ditor “Pema”, u kanë shpërndarë kartolina festive asambleistëve të Kuvendit.

Ndryshe, në mbledhjen IX kanë marrë pjesë në diskutim me kërkesa e pyetje edhe asambleistët Avdyl Aliu, Imran Haziri, Krenare Latifi-Kqiku, Muhadin Haziri, Bujar Nevzati, Ardhmërie Musliu, Latif Maliqi, Ismajl Kurteshi, Sami Ahmeti, Gentrit Murseli, Ganimet Sabedini, Gresa Avdiu, Ardita Ukshini, Gentrit Murseli, Sami Ahmeti, Ramiz Ramadani e Shpresa Kurteshi – Emini, të cilëve u është përgjigjur nënkryetarja Leonora Morina-Bunjaku dhe drejtorët komunalë, Ali Arifi, Herolinda Murati – Leka, Kushtrim Ibrahimi, Bekim Salihu, Hekuran Rapuca e Kushtrim Zeqiri.

——————————————————————–

Seanca IX është transmetuar drejtpërdrejt në formatin livestream në profilin zyrtar të Komunës së Gjilanit në facebook dhe në mediat lokale.

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Drita shënon fitore historike në Ligën e

6 November 2025
Futboll

Dita e Ndeshjes: Drita luan në Irlandë

6 November 2025
Lajme

Kështu duken fletëvotimet e balotazhit për kryetarë

6 November 2025
Lajme

Kur mund të thirret seanca për votimin

6 November 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Drita shënon fitore historike në Ligën e

6 November 2025

Drita ka arritur të shënoj fitore historike në Ligën e Konferencës, ku ka mposhtur

Futboll Sport

Dita e Ndeshjes: Drita luan në Irlandë

6 November 2025

Drita do të vazhdoj me ndeshjet evropiane dhe sot (e enjte) do të ketë

Lajme

Kështu duken fletëvotimet e balotazhit për kryetarë

6 November 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar fletëvotimet të cilat do të shpërndahen në vendvotime,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.