Saturday 19 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Organizatat e dala nga lufta: S’do të rrimë duarkryq nëse nuk konstituohen institucionet

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

PAMJET/ Stadiumi më i madh në botë s’do të presë finalen e Kupës së Botës

Presidentja Osmani takohet me Fatmir Limajn, zbulohen detaje se çka diskutuan

Moskonstituimi i Kuvendit bllokon pagat në RTK, Sindikata e punëtorëve paralajmëron protesta

Shkruan: Avni Spahiu – Gazetaria dje dhe sot 

Federata zvicerane me njoftim të rëndësishëm për ndeshjen Zvicër – Kosovë

KSSB-ja e Komunës së Gjilanit, vlerësohet nga MPB-ja si më aktivja në Kosovë, në adresimin

Formohet një subjekt i ri politik në Kosovë

Aksident trafiku në Gjilan, humb jetën pasagjerja

 Kurti “zbutet” pak muaj para zgjedhjeve, e lartëson Rugovën: Përfaqësonte politikat e tij për liri, demokraci dhe pavarësi
Lajme

Kurti “zbutet” pak muaj para zgjedhjeve, e lartëson Rugovën: Përfaqësonte politikat e tij për liri, demokraci dhe pavarësi

7 September 2024 0 Comment 4 min read

AA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas zbulimit të shtatores së presidentit, Ibrahim Rugova.

Kurti ka thënë se në përvjetorin e 34 të Kushtetutës së Kaçaniku, u bë zbulimi i shtatores së Rugovës në Podujevë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kurti ka thënë se “me fjalën e qetë dhe të urtë, me punën e vazhdueshme dhe të durueshme, Presidenti Rugova përfaqësonte politikat e tij në Kosovë dhe jashtë saj, për liri, për demokraci dhe për pavarësi.”

Postimi i plotë:

Në përvjetorin e 34-të të Kushtetutës së Republikës së Parë të Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, sot me 7 shtator, në Podujevë u zbulua shtatorja e Dr. Ibrahim Rugovës, Presidentit të parë të Kosovës (24 maj 1992) dhe njëkohësisht Presidentit të parë të Kosovës së çliruar (4 shkurt 2002).

Fillimi i dekadës së fundit të shekullit të kaluar ishte i rëndë dhe i vështirë, por: Dr. Gazmend Zajmi ishte në krye të hartimit të kushtetutës për mëvetësi me vetëvendosje; Anton Çetta i printe pajtimit të gjaqeve mes shqiptarëve; Adem Demaçi u kthye te populli i tij pas gjithsej 28 vite nëpër burgje; Dr. Ibrahim Rugova e udhëhiqte Alternativën për pavarësi me një rezistence paqësore; Dr. Ejup Statovci ishte në krye të rimbëkëmbjes së Universitetit të Prishtinës; Ukshin Hoti organizonte demonstrata popullore e shkruante për demokraci autentike; Akademik Rexhep Qosja dominonte debatet historike dhe frymëzonte rininë patriotike; etj. E në fillim të asaj dekade, pasi ishin kthyer nga stërvitjet ushtarake në Shqipëri, Adem Jashari, Zahir Pajaziti dhe Sali Çekaj organizonin grupet e armatosura drejt formimit të UÇK-së.

Qëndresa shoqërore që i parapriu protestave aktive studentore dhe luftës së lavdishme çlirimtare, kërkonte angazhim intelektual e kontribut qytetar, përkushtim kombëtar e nivel kulturor, vetëdije politike e afirmim ndërkombëtar. Me fjalën e qetë dhe të urtë, me punën e vazhdueshme dhe të durueshme, Presidenti Rugova përfaqësonte politikat e tij në Kosovë dhe jashtë saj, për liri, për demokraci dhe për pavarësi.

Kjo shtatore e Presidentit Ibrahim Rugova në Podujevë, e realizuar si vepër arti nga skulptori Gëzim Muriqi, e pasuron ikonografinë e shesheve tona publike në nderim dhe kujtim për të.

Share This:

Tags: Albi Kurti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Arte Pamore

“Peneli i deportuar kthehet si feniks” –

18 July 2025
Futboll

KF Kika prezanton përforcimin e radhës, Erdon

18 July 2025
Lajme

Organizatat e dala nga lufta: S’do të

18 July 2025
Lajme

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të

18 July 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.