Kurti takon mërgimtarët: Gëzohemi që ju shohim e ju takojmë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim në parkun e qytetit bashkatdhetarët tanë.
Ai u ka uruar mirëseardhje mërgatës në vendlindje si dhe iu është gëzuar që i sheh në takim.
“Edhe këtë verë, në Parkun e Qytetit e vazhduam traditën e mirë të mikpritjes së mërgatës sonë, ashtu siç vazhdon bashkërrugëtimi ynë, kontributi i tyre dhe puna e përbashkët. Mirë se vini! Gëzohemi që ju shohim e ju takojmë”, ka shkruar Kurti në Facebook. Burimi i lajmit: /Arbresh.info