Friday 26 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Pensionohet mësuesja Fatbardha Shehu nga Shkolla “Musa Zajmi” në Gjilan

Gazetarja dhe kameramani i RTV Dukagjinit sulmohen gjatë punës në Gjilan

“Horizonti” dhe “Ndre Mjeda” – 46 vite histori të enigmatikës shqiptare kurorëzohen me monografinë e

Gjilan: Rrënim i një objekti me rrezikshmëri të lartë në “Livadhet e Arapit”

Kamenica mban punëtori profesionale për organizimin e mësimit tërëditor në shkolla

Nënshkruhen kontratat e përfituesve të subvencioneve në kulturë

Publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë

Rrahje mes pesë personave në Aeroportin e Prishtinës, përfundojnë në mbajtje

Vjedhje e rëndë në ish-pishinën Hawaii në Gjilan, dëmi kap vlerën rreth 55 mijë euro

Gjilan: Disa nxënës, mësimdhënës e drejtoresha e shkollës “Thimi Mitko” vizitojnë Liqenin e Ujmanit

 Kurti publikon fotografi të reja nga vendi i rrëmbimit të policëve, kërkon reagimin e ndërkombëtarëve
Lajme

Kurti publikon fotografi të reja nga vendi i rrëmbimit të policëve, kërkon reagimin e ndërkombëtarëve

20 June 2023 0 Comment 4 min read

AA

Kryeministri Albin Kurti ka folur sërish për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga ana e njësiteve policore të Serbisë.

I pari i ekzekutivit përmes një postimi në Facebook ka thënë se në momentin e rrëmbimit, tre policët tonë kanë qenë te tryeza e improvizuar për ngrënie, duke drekuar së bashku.

“Ata janë rrethuar nga 15 persona që i kanë sulmuar dhe i kanë rrëmbyer. Ambasadori ynë në Beograd, Jetish Jashari, sot i ka vizituar ndaras të tre policët, të cilët po mbahen peng nga Serbia. Janë tri rrëfime identike nga tre policët”, ka shkruar Kurti.

Ai ka dhënë detaje për vendin ku kanë qëndruar policët kur janë kapur befas nga 15 policë të Serbisë duke postuar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes.

“Vendi ku ndodhet tryeza e ngrënies është 7 metra prej veturës së policisë. Pikërisht në atë vend ku e kemi theksuar qysh me datën 15 qershor: 1 kilometër në brendi përgjatë rrugës së bllokuar ilegale, dhe 300 metra, përkatësisht 670 metra, nga të dy anët larg kufirit e brenda Kosovës”.

Kryeministri thotë se ne jemi në të drejtën tonë, dhe këtë e dokumentojnë qartë dëshmitë që posedojnë institucionet tona të sigurisë, si dhe dëshmia e tre policëve tanë.

“Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve policorë. Ata duhet të lirohen pa kushte dhe të pacenuar”, ka shkruar Kurti.

Tutje i pari i Qeverisë ka kërkuar reagim nga bashkësia ndërkombëtare për ngjarjen.

“Njëkohësisht kërkojmë nga faktorët ndërkombëtarë, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja që ta dënojnë agresionin e Serbisë që paraqet edhe shkelje të pikës 4 të Marrëveshjes tekniko-ushtarake të Kumanovës, nga 9 qershori të vitit 1999”.

“Në mesditën e 14 qershorit, u ushtrua agresion i Serbisë ndaj shtetit demokratik të Kosovës, me rrëmbimin e tre zyrtarëve të Policisë sonë, thellë në brendi të territorit të Republikës”, ka kujtuar tutje Kurti./Telegrafi/

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Pensionohet mësuesja Fatbardha Shehu nga Shkolla “Musa

25 June 2026
Champions League

Kauno Zalgiris nxjerr në shitje biletat për

25 June 2026
Uncategorised

Sulmi ndaj ekipit të RTV Dukagjini: reagime

25 June 2026
Lajme

Gazetarja dhe kameramani i RTV Dukagjinit sulmohen

25 June 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Pensionohet mësuesja Fatbardha Shehu nga Shkolla “Musa

25 June 2026

Në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Musa Zajmi” në Gjilan është pensionuar mësuesja

Champions League Futboll Sport

Kauno Zalgiris nxjerr në shitje biletat për

25 June 2026

Kauno Zalgiris ka hapur shitjen e biletave për ndeshjen ndaj FC Drita, e cila

Uncategorised

Sulmi ndaj ekipit të RTV Dukagjini: reagime

25 June 2026

Gazetarja Blerta Zuka dhe kameramani Enkelej Shaljani nga RTV Dukagjini janë sulmuar gjatë ushtrimit

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.