
Kurti dhe Peci ndjekin nga afër ecurinë e korrje-shirjeve në Suharekë
Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, kanë ndjekur sot nga afër ecurinë e korrje-shirjeve në fshatin Sopijë të Suharekës.

Korrjet janë zhvilluar në arat e bujkut Gjema Beqiri, ku Kurti dhe Peci panë nga afër procesin e të korrave dhe u informuan për rrjedhën e punës, rendimentin e grurit dhe sfidat me të cilat përballen fermerët. /eo


