Friday 8 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Parashikimi i motit për të premten, 08 gusht 2025

Njoftim nga Universiteti “Kadri Zeka” – Gjilan: SMU jashtë funksionit për shkak të probleme teknike

Në Gjilan hapet panairi Rajonal “Anamorava mirëpret diasporën”

Komuna e Vitisë pjesë e projektit “Banimi Social dhe të Drejtat Pronësore në Kosovë”

Disa vajza të mitura rrahin njëra pas tjetrës brutalisht moshatarën e tyre në Gjilan

Pensionohet zyrtari i NPL Tregu, Mejdi Ahmeti – vlerësohet lart kontributi i tij

Kryetari Hyseni: Punimet në stadiumin e qytetit, po ecin me ritëm shumë të shpejtë

Ballkani pret Shamrock Rovers në Fadil Vokrri, synohet fitorja në shtëpi

Tarifat e reja të Trumpit në fuqi, 10% për eksportet e Kosovës

Kosova proteston “kundër padrejtësisë” për të burgosurit në Hagë

 Kurtesh Devaja promovon librin “Çanakalaja dhe shqiptarët” – dëshmi shkencore për një nga betejat më të përgjakshme të Luftës së Parë Botërore
Kulturë Letërsi

Kurtesh Devaja promovon librin “Çanakalaja dhe shqiptarët” – dëshmi shkencore për një nga betejat më të përgjakshme të Luftës së Parë Botërore

6 June 2025 0 Comment 4 min read

AA

Gazetari, publicisti dhe shkrimtari i njohur, Kurtesh Devaja, ka nxjerrë në dritë veprën e tij më të re me titull “Çanakalaja dhe shqiptarët”, një libër shkencor që ndriçon një nga betejat më të përgjakshme të Luftës së Parë Botërore dhe rolin e shqiptarëve në të.

Promovimi i këtij libri u bë pas një pune të gjatë e të palodhshme hulumtuese, duke sjellë fakte të dokumentuara dhe një pasqyrë të thelluar historike.

Libri, i cili përbëhet nga 436 faqe të ndara në 9 kapituj dhe nënkapituj, është vepra e parë shkencore kushtuar kësaj beteje dhe përfshirjes së shqiptarëve në të. Devaja theksoi se gjatë përgatitjes së këtij libri ka bërë kërkime të gjera në Arkivin Historik të Perandorisë Osmane në Stamboll të Turqisë, duke mbledhur dokumente autentike që ndriçojnë të kaluarën e dhimbshme, por edhe heroike të shqiptarëve në këtë luftë.

Një motiv i fortë personal për këtë libër, sipas autorit, ka qenë historia e trishtë e stërgjyshit të tij, Hasan Devaja, i cili kishte marrë pjesë në Luftën e Çanakalasë dhe nuk ishte kthyer kurrë më në familje. Edhe sot e kësaj dite, varri i tij nuk dihet. Beteja e Çanakalasë, e njohur edhe si Lufta e Gallipolit, u zhvillua pranë qytetit të Edrenës në vitin 1915 dhe zgjati për tetë muaj rresht pa ndërprerje.

Në këtë betejë, forcat e Perandorisë Osmane, të mbështetura nga aleatët e saj – Perandoria Gjermane dhe Austro-Hungareze – u përballën me forcat e Perandorisë Britanike dhe Francës, të cilat pësuan humbje të mëdha.

Sipas të dhënave që sjell autori në libër, në këtë betejë morën pjesë rreth 35 mijë shqiptarë, prej të cilëve 28 mijë ranë në fushën e nderit. Në total, mbi 500 mijë persona u përfshinë në luftë, ndërsa numri i të vrarëve për tetë muaj arrin mbi 280 mijë luftëtarë.

Gjatë promovimit të librit, Kurtesh Devaja theksoi: “Ka qenë një sfidë e madhe të hulumtoje për një betejë kaq të vjetër. Më është dashur të kërkoj në shumë arkiva, por sot ndihem i lumtur dhe i nderuar që ky libër, sado pak, rikthen në memorien e lexuesve sakrificën e trimave shqiptarë që kurrë nuk u kthyen në atdhe.”

“Çanakalaja dhe shqiptarët” është libri i 20-të i autorit Kurtesh Devaja, duke dëshmuar përkushtimin dhe kontributin e tij të vazhdueshëm në ruajtjen dhe dokumentimin e historisë kombëtare. Ky botim është një thirrje për reflektim dhe kujtesë historike, duke vënë në pah rolin e shqiptarëve në ngjarjet më të rëndësishme të shekullit të kaluar.

“Çanakalaja dhe shqiptarët” është libri i 20-të i autorit Kurtesh Devaja, duke dëshmuar përkushtimin dhe kontributin e tij të vazhdueshëm në ruajtjen dhe dokumentimin e historisë kombëtare. Ky botim është një thirrje për reflektim dhe kujtesë historike, duke vënë në pah rolin e shqiptarëve në ngjarjet më të rëndësishme të shekullit të kaluar.

Share This:

Tags: Mexhit Devaja
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Uncategorised

Artistët më të dashur performojnë në Shkodër,

8 August 2025
Futboll

Komunikatë zyrtare | Haris Isufi i bashkohet

8 August 2025
Futboll

Deklarohet Ilir Daja, pas ndeshjes Hajduk (2:1)

8 August 2025
Lajme

Parashikimi i motit për të premten, 08

8 August 2025
RELATED Stories for you
Sport Sporte tjera

Mexhit Devaja shpreh pikëllimin për humbjen e

5 August 2024

Ish-Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK), Mexhit Devaja, ka shprehur pikëllimin e

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.