Saturday 6 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

UKZ mbajti takimin fillestar për themelimin e Programit të përbashkët Master me Universitetin Sapienza të

LDK përmbyll fushatën me tubimin e madh në Prishtinë – Haziri fton gjilanasit për pjesëmarrje

Bajram Isufi emërohet U.D. i Kryeshefit të NPL “Tregu” – Ekipet vazhdojnë punën për një

LVV mban tubim elektoral në lagjen Dheu i Bardhë në Gjilan

LVV zhvillon takim elektoral në Livoç të Ulët: “Më 7 qershor, hap përpara drejt progresit

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Austri – Kosovë

Shkruan Sabit Rrustemi: Lexim kritik i vëllimit poetik “Mes gurësh përkunden ëndrrat” të Nexhat Rexhës

Sinan Vllasaliu pritet të performojë në dasmën e Dua Lipës

Bresalci mirëpret Glauk Konjufcën, Alban Hysenin dhe kandidatët e LVV-së

Drenushë Maloku Bejtullahu synon të përfaqësojë qytetarët me vlera dhe përkushtim

 Kur hekuri bëhet art: 23-vjeçarja Lindita Haliti që jeton mes shkëndijave të saldimit
Featured Kuriozitete Lajme Showbiz

Kur hekuri bëhet art: 23-vjeçarja Lindita Haliti që jeton mes shkëndijave të saldimit

21 April 2026 0 Comment 5 min read

AA

Në një ambient ku zhurma e metalit dhe shkëndijat e saldimit janë përditshmëri, një 23-vjeçare nga Gjilani po ndërton një histori të veçantë force dhe vendosmërie.

Lindita Haliti është ndër të rrallat vajza në Kosovë që ka zgjedhur të sfidojë stereotipet gjinore, duke u bërë pjesë e një profesioni tradicionalisht të dominuar nga burrat – saldimit.

Për Linditën, ky nuk është vetëm një profesion teknik, por një formë shprehjeje dhe përkushtimi ndaj jetës.

Ajo ka përfunduar shkollën e mesme të arkitekturës, me ëndrrën për të vazhduar studimet dhe për t’u marrë me projektimin e ndërtesave. Por kushtet e vështira ekonomike e detyruan të ndërpresë rrugëtimin akademik. Sot, ajo jeton në një shtëpi sociale në Gjilan dhe mbart një përgjegjësi të madhe familjare, duke u kujdesur për nënën e saj me aftësi të kufizuara.

“Kam ëndërruar të shkollohem, por kushtet nuk më lejuan. Më duhet të punoj fort për ta mbajtur veten dhe nënën time,” thotë ajo, duke reflektuar mbi realitetin e saj të përditshëm.

Çdo mëngjes, Lindita udhëton drejt Ferizajt, ku punon në kompaninë “Metal Kosova”. Rruga e gjatë dhe puna fizike nuk e kanë ndalur atë. Përkundrazi, ajo i sheh si pjesë të një rruge që e çon drejt përmirësimit profesional.

Në vendin e punës, mes nxehtësisë dhe shkëndijave të metalit, Lindita e sheh saldimin si një “art” në vete.

“Për mua, saldimi është një proces magjik. Jetoj me ato shkëndija. Aty ku të tjerët shohin rrezik, unë shoh frymëzim,” thotë ajo.

Megjithëse fillimet nuk kanë qenë të lehta, ajo është përshtatur me punën e rëndë fizike dhe sfidat që sjell profesioni. Ndjenja e përmbushjes vjen sa herë që një projekt përfundon me sukses.

“Ndihem e përmbushur kur shoh një projekt të madh të përfunduar. Atëherë e kuptoj vlerën e punës sime,” shprehet ajo me vetëbesim.

Përtej angazhimeve profesionale, Lindita mbetet një e re aktive dhe me pasione të shumta. Muzika dhe sporti janë pjesë e jetës së saj, ndërsa kohën e lirë e kalon me shoqëri, duke ruajtur një balancë mes përgjegjësive dhe jetës rinore.

Pavarësisht sfidave, ajo nuk e sheh veten duke mbetur vetëm punëtore e një kompanie. Synimi i saj është i qartë – hapja e një punëtorie personale në Gjilan, ku dëshiron të ndërtojë të ardhmen e saj me duart e veta.

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Kulturë

Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Drini Poetik” mbahet

6 June 2026
Lajme

UKZ mbajti takimin fillestar për themelimin e

5 June 2026
Lajme

LDK përmbyll fushatën me tubimin e madh

4 June 2026
Lajme

Bajram Isufi emërohet U.D. i Kryeshefit të

4 June 2026
RELATED Stories for you
Kulturë Letërsi

Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Drini Poetik” mbahet

6 June 2026

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës organizon edicionin e radhës të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë

Lajme

UKZ mbajti takimin fillestar për themelimin e

5 June 2026

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan u mbajt takimi fillestar për nisjen e

Lajme

LDK përmbyll fushatën me tubimin e madh

4 June 2026

Gjilan – Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka ftuar qytetarët

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.