Kryetari Salihu priti në takim gjyqtaren mbikëqyrëse të Gjykatës Themelore në Gjilan, dega në Viti
Gjilan – 17 mars 2026, – Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, z. Venhar Salihu, priti sot në takim gjyqtaren mbikëqyrëse të Gjykatës Themelore në Gjilan, dega në Viti, Blerina Jakupi-Ramadani.
Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me funksionimin efikas të degës në Viti, përmirësimin e efikasitetit në trajtimin e lëndëve dhe forcimin e bashkëpunimit institucional.
Të dy palët theksuan rëndësinë e transparencës, profesionalizmit dhe angazhimit të vazhdueshëm në shërbim të drejtësisë dhe qytetarëve.
