Kryetari i parlamentit të Austrisë të hënën viziton Kosovën
Kryetari i Parlamentit të shtetit të Austrisë, Wolfgang Sobotka pritet ta vizitojë nesër (e hënë) Kosovën.
Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Sobotka do të zhvillojë edhe një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e Kuvendit të Kosovës.
‘’Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka’’, thuhet në njoftim.
Takimi pritet të nis nga ora 11:30 dhe pas takimit do të mbajë konferencë për media
Pas përfundimit të konferencës, kryetarët Konjufca dhe Sobotka do të marrin pjesë në “Punëtorinë për Demokraci – DEMOS-ti” dhe do të bashkëbisedojnë me nxënës filloristë, në hollin e Kuvendit.