Kryetari i KQZ-së: Gjithçka gati për zgjedhjet e nesërme
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka deklaruar se gjithçka është gati për zgjedhjet që pritet të mbahen nesër në veri të vendit.
Sipas tij, KQZ-ja i ka ndërmarrë të gjithë hapat për t’i organizuar zgjedhjet dhe se tashmë janë vendosur edhe kontejnerët në vende të caktuara për votime.
Ai ka ftuar qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të dalë në zgjedhje.
“Andaj në emër të KQZ-së unë ftoj të gjithë qytetarët e veriut që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të dalë në zgjedhje dhe në këtë formë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre legjitim dhe të ndërtojnë institucionet demokratike”, është shprehur Radoniqi.
Ai më tej tha se shpreson që i gjithë procesi të shkojë i qetë dhe i lirë.
Ndryshe, nesër do të jenë 13 qendra votimi në katër komunat veriore, teksa kjo është hera e dytë që tentohet të mbahen zgjedhjet në veri pas dorëheqjes së katër kryetarëve të komunave gjatë vitit të kaluar./