Kryetari Hyseni prezanton projektin e qarkores ekzistuese dhe qarkoren e re të Gjilanit
Gjilan, 5 shkur 2024 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në kuadër të motos ‘7 javë, 7 projekte’, ka prezantuar projektin e qarkores ekzistuese dhe qarkoren e re të Gjilanit.
Ai ka bërë të ditur se shpronësimi dhe rindërtimi i qarkores ekzistuese kap vlerën e 2.7 milionë euro, ndërkaq shpronësimi dhe ndërtimi i qarkores së re – 27 milionë euro.
“MMPHI do të paguajë shpronësimin e qarkores së vjetër. padrejtësia çerekshekullore do të marrë fund për rreth 230 familje. 2.7mil € nga komuna për:
– Riasfaltim të qarkores së vjetër;
– Trotuar e shteg të biçikletave në dy anët e rrugës;
– Ndriçim publik e kanalizim atmosferik.
Nga 5 lote gjithsej dhe 27mil € vlerë, në 2024 do të ndërtohet:
– Lot 5 me vlerë rreth 6mil €, financuar nga MMPHI;
– Lot 4 me vlerë rreth 3mil €, financuar nga komuna.
Investime që sjellin zhvillim!
Mbështetje qytetare e kthyer në vëmendje institucionale!”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit.
Për më më shumë detaje: