![Kryetari Haliti takon përfaqësuesit e UNDP rreth programit të ri për të ndihmuar bizneset](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2024/05/444228089_841294751359971_7251354035638580527_n-850x503.jpg)
Kryetari Haliti takon përfaqësuesit e UNDP rreth programit të ri për të ndihmuar bizneset
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Zyrës së Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë.
![](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2024/04/vali-ranch-2.jpg)
Në këtë takim u bisedua rreth programit të ri të kësaj organizate, e që ka për qëllim rritjen e qëndrueshmërisë ekonomike të bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme në Kosovë, si dhe rritjen e bizneseve që të jenë të gatshme të konkurojnë në treg më të gjerë.
Me këtë rast, kryetari Haliti u shpreh se komuna e Vitisë është e gatshme të vazhdoj bashkëpunimin me këtë organizatë, për çdo projekt apo program i cili është në të mirë të qytetarëve në këtë rast të bizneseve vitiase, duke theksuar se komuna e Vitisë tani më ka biznese të cilat përveç që janë zhvilluar maksimalisht kanë depërtuar edhe në tregjet evropiane.
![](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2023/11/libertas2.jpg)