
Kryetari Alban Hyseni, prezantoi raportin e punës për gjysmën e parë të këtij viti, të Komunës së Gjilanit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, prezantoi raportin gjashtë mujor të punës, para qytetarëve, zyrtarëve komunalët e palëve tjera të interest në te Parkun Banja.

Moto e këtij raporti ishte: “Çfarë realizuam së bashku”, gjatë këtij gjysmë viti, ku pjesëmarrësit dëgjuan nga afër për punët, sfidat dhe arritjet e Komunës së Gjilanit për gjashtë mujorin e parë të vitit 2025.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se ishte një natë e jashtëzakonshme në Parkun Banja.

Ai tregoi se në prani të qyetarëve, prezantuan raportin e punës për drejtoritë komunale për gjashtë mujorin e parë të vitit 2025.
“E nisëm me qytetarët tanë, me premtime konkrete, e sot kur po bëhen edhe 4 vjet të mandatit e përmbyllëm pikërisht me ata që na përkrahën e besuan, qytetarët e Gjilanit. Faleminderit”, tha kryetari Alban Hyseni.
