Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.
Diskutuan për marrëdhëniet shumë të mira bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë e intensifikimit të mëtejmë të bashkëpunimit, në veçanti në fushën e ekonomisë, kulturës dhe sundimit të rendit e ligjit. Duke biseduar për çështjet e sigurisë, u theksuan sfidat që vijnë nga agresioni rus në Ukrainë dhe lufta e zgjatur shkatërrimtare.
Duke shprehur mirënjohjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndihmën dhe përkrahjen që Mbretëria e Bashkuar ia ka dhënë Kosovës, kryeministri Kurti ritheksoi përkushtimin për thellim të mëtejmë të partneritetit dhe aleancës së ndërsjelltë.