Friday 13 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

QKMF “Dr. Nagip Rexhepi” merr pjesë në Konferencën e Parë Ndërkombëtare të Cilësisë së Shërbimeve

Stuhia “Charles” zhvendoset drejt Ballkanit

Zyrtare, Lutfi Dalipi zgjedh Kosovën

Prokuroria në Gjilan: Tre të mitur ndalohen nën dyshimin për tentim vrasje

Kuvendi i Gjilanit miraton transferin e mjeteve buxhetore në kategorinë paga dhe shtesa, në shumën

Mekanizmi Koordinues Lokal në Viti diskutoi rritjen e rasteve të dhunës në familje

Parashikimi i motit për të enjten, 12. 11. 2026

Mbështetje për fermerët e Komunës së Gjilanit me gjedhe të racës së pastër Simental

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, takon kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani – Hyseni: “Gjilani do

Përfaqësuesit e studentëve të UKZ-së kontribuojnë në diskutimet për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

 Kryeministri Kurti në Ditën Ndërkombëtare të vajzave dhe grave në shkencë: Duhet të mbyllim hendekun ekzistues gjinor.
Lajme

Kryeministri Kurti në Ditën Ndërkombëtare të vajzave dhe grave në shkencë: Duhet të mbyllim hendekun ekzistues gjinor.

12 February 2022 0 Comment 4 min read

AA

Për Qeverinë e Republikës së Kosovës, zhvillimi i gjithmbarshëm nuk mund të paramendohet pa arsim cilësor, pa zhvillim të kapitalit njerëzor, e qasje të barabartë në mundësitë për zhvillim, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Ditën ndërkombëtare të vajzave dhe grave në shkencë.

Në shkollën fillore të mesme të ulët “Naim Frashëri”, ku edhe vetë ishte nxënës për tetë vite, Kryeministri vizitoi Klubin e Kodimit të kësaj shkolle. Nga vajzat pjesëmarrëse në klubet e kodimit u prezantuan projektet inovative të zhvilluara nga nxënëset e shtatë shkollave të mesme të ulëta nga e gjithë Kosova.

Kryeministri theksoi se përmes punës së përbashkët duhet të mbyllim hendekun ekzistues gjinor, të sigurohemi, që pjesëmarrja e grave në fushën e shkencës, teknologjisë e inovacionit, të mos jetë përjashtim, por normë.

Së bashku, do të punojmë për të avancuar vajzat dhe gratë në shkencë, teknologji dhe inovacion, për arritjen e barazisë gjinore, tha kryeministri.

Ai bëri të ditur se nëpërmjet “Sfidës së Shkencës”, do të synohet qysh herët tek nxënësit e nivelit parauniversitar të frymëzohet me ndërveprim me konceptet e shkencës, duke nxitur garë ndërmjet ekipeve e shkollave.

Me Rrjetin e Grave në STEM, do të ofrojmë ombrellë afatgjatë të organizimit dhe forcimit të grave dhe vajzave në këto fusha shkencore, tha kryeministri.

E përtej shënimit simbolik të 11 shkurtit, nga viti i ardhshëm, do të organizojmë konferencën vjetore për gratë në shkencë, për të promovuar arritjet shkencore të grave dhe vajzave, shtoi ai.

Kryeministri u bëri thirrje vajzave që do të nisin studimet sivjet, që t’i konsiderojnë studimet në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës – STEM.

Për të ndihmuar avancimin e vajzave në shkencë, këtë vit akademik, Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë 1365 bursa, në vlerë 1.000 euro për vajzat në STEM.

Në këtë vizitë, të pranishme ishin edhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci, Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit znj.Edona Maloku Bërdyna, Zëvendës Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z.Jacob Webber, kryetarja e Këshillit Kombëtar të Shkencës znj.Myzafere Limani, si dhe fitueset e çmimeve për Shkencëtar të vitit dhe Shkencëtar të ri të vitit, Dr.Ibadete Bytyçi dhe Dr.Fjolla Kaçaniku.

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Kulturë

205-vjetori i lindjes së Fjodor Dostojevskit –

12 November 2026
Lajme

QKMF “Dr. Nagip Rexhepi” merr pjesë në

12 November 2026
Futboll

Shqipëria mposht Finlandën 2-0, vendin e parë

12 November 2026
Lajme

Stuhia “Charles” zhvendoset drejt Ballkanit

12 November 2026
RELATED Stories for you
Kulturë Letërsi

205-vjetori i lindjes së Fjodor Dostojevskit –

12 November 2026

Më 11 nëntor 1821 lindi Fjodor Dostojevski, njëri prej shkrimtarëve më të mëdhenj të

Lajme

QKMF “Dr. Nagip Rexhepi” merr pjesë në

12 November 2026

GJILAN / PRISHTINË – Punonjësit shëndetësorë të QKMF-së “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan, së

Futboll Sport

Shqipëria mposht Finlandën 2-0, vendin e parë

12 November 2026

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore të merituar 2-0 ndaj Finlandës, në stadiumin “Air

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.