Tuesday 27 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Lajm i trishtë! Ndërroi jetë Driton Aliu, Zyrtar në kabinetin e kyetarit të Komunë së

Garë shumë e fortë për Këpucën e Artë mes Mbappe, Kane dhe Haaland – Muriqi

Bashkimi Evropian dhe India nënshkruajnë marrëveshje historike tregtare

Kryetari Dimal Basha: Përkulemi me respekt para të gjitha viktimave të Holokaustit

Në shërbimin e Radiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan, në vitin 2025 janë kryer 44,717

Në Viti u punësuan edhe 8 mjekë të përgjithshëm

Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, falënderoi presidenten Osmani për angazhimin në mbrojtje të shqiptarëve të

Biblioteka e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” pasurohet me libra të rinj

Taulant Hodaj e rivalizon Agim Ademin për kryetar të FFK-së, do ta zyrtarizojë kandidaturën brenda

Rinumërohen mbi 70% e vendvotimeve, në 25 komuna përmbyllet procesi

 Kryeministri kroat Plenkoviq i reagon presidentit Milanoviq: Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, s’e ka aneksuar askush
Lajme

Kryeministri kroat Plenkoviq i reagon presidentit Milanoviq: Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, s’e ka aneksuar askush

30 January 2023 0 Comment 7 min read

AA

“Sa jam unë në dijeni askush nuk e ka aneksuar Kosovën. Asnjë shtet. Kosova është shtet i pavarur të cilin e ka njohur Kroacia.

Aneksim është kur Rusia okupon territor të Ukrainës, organizon referendum të rrejshëm dhe ia bashkon ato pjesë Rusisë. Kosova është shtet i pavarur, sovran, që e kemi njohur. Askush nuk e ka aneksuar“, tha kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Deklarata e presidentit të Kroacisë Zoran Milanoviq se “Serbisë iu rrëmbye Kosova” ka shkaktuar indinjatë të madhe në Kroaci dhe është dënuar njëzëshëm nga i tërë spektri politik.

Ndonëse Milanoviq tha se ai “e mbështet Kosovën dhe e ka pranuar pavarësinë e saj”, krahasimi që i ka bërë aneksimit të pjesëve të Ukrainës nga Rusia me pavarësinë e Kosovës është dënuar nga shumë politikanë në Kroaci.

Këtë e ka dënuar edhe kryeministri kroat Andrej Plenkoviq me të cilin presidenti Milanoviuq është në një luftë verbale tash e disa muaj.

Plenkoviq ka thënë se Milanoviq me deklaratat e tij “po e turpëron Kroacinë“ por ka shtuar se “për fat të mirë miqtë tanë në bashkësinë ndërkombëtare dhe shtetet mike e dinë se çfarë ndodhë në Kroaci dhe cilat janë qëndrimet e kujt“.

Plenkoviq ka rikujtuar se Kroacia ishte ndër të parat që e ka njohur Kosovën si shtet dhe nuk pranon krahasime dhe pohime për “aneksim“.

“Sa jam unë në dijeni askush nuk e ka aneksuar Kosovën. Asnjë shtet. Kosova është shtet i pavarur të cilin e ka njohur Kroacia. Aneksim është kur Rusia okupon territor të Ukrainës, organizon referendum të rrejshëm dhe ia bashkon ato pjesë Rusisë. Kosova është shtet i pavarur, sovran, që e kemi njohur.

Askush nuk e ka aneksuar”, tha kryeministri kroat Plenkoviq. “Me rëndësi është se Kosova është shtet i pavarur, sovran me të cilin kemi marrëdhënie diplomatike, kemi ambasadën tonë në Prishtinë dhe të Kosovës në Zagreb. Kemi angazhim që të rrisim edhe bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimin tregtar. Kjo është hera e parë që dikush në Kroaci flet në këtë mënyrë për Kosovën, nuk e di se me çfarë arsye“.

Plenkoviq ka thënë se Milanoviq tash “është yll jo vetëm në mediat e Rusisë, por edhe ato të Serbisë”.

Deklaratat e presidentit të Kroacisë, Milanoviq, rreth Kosovës, i kanë dënuar edhe partitë opozitare, disa prej të cilave më herët nuk kishin dashur të distancoheshin nga qëndrimet e presidentit kroat rreth luftës në Ukrainë.

Në deklaratat e partive opozitare është thënë kryesisht se “Kosova me të drejtë është pavarësuar” dhe se “Kroacia e Kosova janë vende mike”.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, që nga fillimi i agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës ka mbajtur qëndrim të kundërt me kryeministrin e Kroacisë, Plenkoviq dhe me shumicën e liderëve perëndimorë. Ai ka pasur qëndrime të afërta me ato të kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban dhe të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erodan, duke e fajësuar Perëndimin për politikën ndaj Rusisë.

Milanoviq ka thënë se “Ukraina duhet të detyrohet të ulet në negociata për paqe” dhe ta pranojë humbjen e territorit të saj.

Po ashtu ka thënë se “Amerika në Ukrainë, në shpinë të ukrainasve, lufton kundër Rusisë”.

Milanoviq ka thënë se me dërgimin e armëve në Ukrainë po “zgjatet lufta”.

Në Kroaci deklaratat e tilla janë dënuar e shoqëruar me komente se “edhe kroatët mbrojtën trojet e veta duke sulmuar, ashtu siç bëjnë sot ukrainasit”.

Në komentet nëpër portalet në Kroaci ka shumë të tilla ku e fyejnë presidentin e Kroacisë, duke thënë se duhet “të shtrihet në psikiatri” apo edhe të tilla si “e tmerrshme të shohësh se si një njeri shkatërrohet kështu”.

Share This:

Tags: Andrej Plenkoviq Kosova Kroacia Zoran Milanoviq
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Featured

Lajm i trishtë! Ndërroi jetë Driton Aliu,

27 January 2026
Futboll

Garë shumë e fortë për Këpucën e

27 January 2026
Uncategorised

“Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës”, shfaqje që

27 January 2026
Lajme

Bashkimi Evropian dhe India nënshkruajnë marrëveshje historike

27 January 2026
RELATED Stories for you
Lajme

FIFA: Kosova, kombëtarja me ngjitjen më të

24 January 2026

Kombëtarja e Kosovës e ka përmbyllur vitin 2025 në vendin e 80-të të ranglistës

Ciceroni Lajme

Bahamasi heq vizat për Kosovën

20 January 2026

Kosova dhe Bahamasi kanë nënshkruar marrëveshje për heqjen reciproke të vizave, duke mundësuar lëvizjen

Champions League Europa League Futboll Kampionati Botërorë Kampionati Europian Lajme Sport Sporte tjera

Kosova ngjitet për një pozitë në renditjen

20 January 2026

Kombëtarja e Kosovës ka përparuar në ranglistën e FIFA-s. “Dardanët” janë ngjitur për një

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.