Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti arrin në Sarajevë
Kryeministri Kurti ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Sarajevës nga Zagrebi, siç mëson portali boshnjak “Dnevni Avaz”.
Ai atje dhe do të marrë pjesë në një organizim të organizatës joqeveritare ‘Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur Krug 99′.
Sipas informacioneve të portalit boshnjak është planifikuar një takim edhe me nënkryetarin e Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, Refik Lenda.
“Kjo është ardhja e parë e Albin Kurtit në Bosnje dhe Hercegovinë dhe është interesant fakti se asnjë institucion në BeH nuk ka informuar për të në faqen zyrtare të internetit”, thotë ky portal.
Kurti e ka vizituar Sarajevën më 2018 sa ishte në opozitë. Ndër të tjera atje kishte vizituar varrin e Alija Izetbegoviçit dhe monumentin e 1 mijë e 601 fëmijëve të vrarë në Sarajevë.