Monday 23 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Arabia Saudite dëbon atasheun ushtarak të Iranit

Derbi i zjarrtë i qytetit i takon liderit pas një beteje të fortë në fushë

Play-off i Botërorit 2026/ Trajneri Silvinjo: Jam i bindur që me lojtarët që kemi mund

Gjilani bashkohet për Sindromën Down: Mesazhe për gjithëpërfshirje, barazi dhe mbështetje institucionale

Murici pret penalltinë e Locatellit, Sassuolo merr një pikë nga Juventusi i Zhegrovës

Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen

Prishtina vendos derbin me një gol, Ferizaj bën hap të madh drejt mbijetesës

Superliga rikthehet me duele të forta, sot në fokus përballja në kryeqytet

Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran

United shpëton një pikë në fund, pas një ndeshjeje me kthesa ndaj Bournemouth

 Kryeministri Albin Kurti: Shtëpia e Rexhep Malës, që mbart aq shumë histori, shpallet aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore
Lajme

Kryeministri Albin Kurti: Shtëpia e Rexhep Malës, që mbart aq shumë histori, shpallet aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore

11 January 2024 0 Comment 5 min read

AA

Gjilan, 11 janar 2024 – Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, i shoqëruar nga ministri Hajrullah Çeku, nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, drejtori për Kulturë, Rini e Sport, në Gjilan, Kushtrim Zeqiri  dhe shumë  bashkëpunëtorë, ka qëndruar në shtëpitë e familjeve të Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës dhe shtëpinë  e Rexhep Malës e ka shpallur aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore.

Ilmi Ramadani, bashkëveprimtar i Rexhep Malës, i ka shpjeguar kryeministrit Kurti vendin ku ka qëndruar në ilegalitet Rexhep Mala, që ishte një lloj bunkeri, me hyrjen të mbuluar me dhe katër bazat e tjera duke qëndruar në to në ilegalitet në rrethanat e atëhershme.

Kryeministri Albin Kurti, në oborrin e shtëpisë së Rexhep Malës, bëri me dije se  nga sot kjo shtëpi do të jetë një aset i trashëgimisë kulturore dhe e mbrojtur, e cila do të shndërrohet në muze. 

“Në shekullin XX. Lëvizja Çlirimtare ka qenë shprehje tejet e rëndësishme e kulturës popullore në Kosovë dhe organizimi ilegal ka qenë infrastruktura e vullnetit të popullit për liri e për bashkim”, ka thënë kryeministri Kurti, që ka shtuar se prandaj ne tregojmë kujdesin tonë për trashëgimi kulturore, e cila vazhdon të na frymëzojë dhe në të njëjtën kohë na mbush me përgjegjësi për punët dhe detyrat që i bëjmë gjithnjë në frymën e idealeve të heronjve dhe dëshmorëve të kombit. 

Kurti ka thënë se në këtë ditë, në 40-vjetorin e rënies heroike të Rexhep Malës e të Nuhi Berishës, kanë vizituar këto dy familje bashkë me bashkëveprimtarët e tyre. Ai ka thënë se disa baza kanë qenë në oborrin e shtëpisë së Rexhep Malës dhe ato kanë mundësuar organizimin e qindra e më vonë edhe të mijëra veprimtarëve, të cilët kanë dhënë gjithçka për Republikën e Kosovës dhe për bashkimin kombëtar.

Kryeministri Kurti ka shtuar se një bazë e rëndësishme ka qenë tek pragu i dyerve të oborrit, të cilën Rexhep Mala e ka ndërtuar pasi që ka dalë nga burgu, me mendjen e tij të mprehtë, duke llogaritur që edhe atëherë, kur forcat policore okupatore armike do t’i shtyjnë dyert e oborrit do të hyjnë me aq shpejtësi, sa që nuk do ta shikojnë pragun dhe pragu i shtëpisë është menduar mençur dhe drejt prej tij, si nj vend i sigurt për bazën e organizimit ilegal.

“Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, të gjithë ne i kemi aq shumë borxh për qëndresën e tyre, për organizimin e tyre dhe për flijimin e tyre”, ka thënë kryeministri Albin Kurti.

Hajrullah Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka thënë se prej sot kjo shtëpi, që mbart shumë histori dhe që ka qenë një bazë shumë e rëndësishme e aktivitetit ilegal, patriotik dhe atdhetar të Rexhep Malës dhe të shumë shokëve të tij, është në mbrojtjen e shtetit dhe shpallet aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore, andaj ai ka falënderuar familjen Mala për bashkëpunimin që sot të merret ky vendim dhe së bashku me organet relevante do të nisin diskutimet  për ta muzealizuar këtë shtëpi,  këtë oborr me të gjitha elementet edhe historike edhe shpirtërore që i mbart me vete dhe edhe ky aset i shtohet listës së monumenteve të mbrojtura nga shteti dhe këtu do të dokumentohet nj periudhë dhe një aktivitet i rëndësishëm që lidhet me emrin e Rexhep Malës dhe me shumë emra dhe periudha të rezistencës atdhetare në vendin tonë.

Share This:

Tags: Albin Kurti Rexhep Mala
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Arabia Saudite dëbon atasheun ushtarak të Iranit

22 March 2026
Futboll

Derbi i zjarrtë i qytetit i takon

22 March 2026
Uncategorised

Komuna e Kamenicës shënon Ditën Ndërkombëtare të

22 March 2026
Futboll

Play-off i Botërorit 2026/ Trajneri Silvinjo: Jam

22 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Kurti mirëpret miratimin e buxhetit: Rritet mbështetja

20 February 2026

Kryeministri Albin Kurti ka mirëpritur miratimin e buxhetit të vitit 2026, duke theksuar se

Lajme

Kurti e pret me ceremoni zyrtare Ramën

16 February 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta mirëpresë me ceremoni zyrtare Kryeministrin e Shqipërisë,

Ciceroni Featured Kuriozitete Lajme

Kurti: Nesër do t’i përgjigjemi obligimit për

10 February 2026

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se do të shkojë në seancën konstitutive

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.