KQZ-ja sërish s’e certifikon Listën Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sërish nuk e ka ceritifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.
Me dy vota për, dy kundër dhe shtatë absentime, KQZ-ja nuk e certifikoi Listën Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi dhe anëtarja serbe votuan për, ndërsa dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër. Anëtarët nga partitë e tjera abstenuan.
