Sunday 22 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Gjilani bashkohet për Sindromën Down: Mesazhe për gjithëpërfshirje, barazi dhe mbështetje institucionale

Murici pret penalltinë e Locatellit, Sassuolo merr një pikë nga Juventusi i Zhegrovës

Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen

Prishtina vendos derbin me një gol, Ferizaj bën hap të madh drejt mbijetesës

Superliga rikthehet me duele të forta, sot në fokus përballja në kryeqytet

Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran

United shpëton një pikë në fund, pas një ndeshjeje me kthesa ndaj Bournemouth

Polonia shpall listën, Shqipëria beson te kualifikimi

Faqja e Bruce Lee shpreh ngushëllime për vdekjen e Chuck Norris

Ekskluziv | Lista e Kosovës për plejofin e Botërorit 2026: Mungesa të rëndësishme dhe rikthime

 KQZ del me sqarim për dërgimin dhe tërheqjen e materialeve zgjedhore nga votimi jashtë Kosovës
Lajme

KQZ del me sqarim për dërgimin dhe tërheqjen e materialeve zgjedhore nga votimi jashtë Kosovës

4 February 2025 0 Comment 3 min read

AA

Pas shqetësimeve të ngritura në publik lidhur me transportimin e materialeve zgjedhore, përfshirë edhe pakot e fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë disa sqarime lidhur me këtë.

Sipas KQZ-së, tërheqja e dërgesave postare nga kutitë postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe dërgimi i materialeve zgjedhore në përfaqësi diplomatike, do të bëhet përmes rrugëve tokësore nga zyrtarët e KQZ-së, me ndihmën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Kjo e fundit ka siguruar automjetet transportuese, të cilat do të drejtohen nga zyrtarët e saj.

“Deri më tani, në disa raste, KQZ ka tërhequr pakot me fletëvotime, të cilat janë dërguar për të qëndruar përkohësisht në përfaqësi të ndryshme diplomatike, respektivisht në dhomat e tyre të sigurisë, ku vëzhgohen vazhdimisht nga kamerat. Këto tërheqje janë zhvilluar në një proces transparent, me njoftimin paraprak të vëzhguesve të subjekteve politike, të cilët nuk kanë evidentuar ndonjë vërejtje në protokollet e tërheqjes dhe në praninë e zyrtarëve të KQZ-së”, thuhet në sqarim.

KQZ sqaron se sjellja e pakove me fletëvotime dhe materialeve të tjera zgjedhore në Republikën e Kosovës do të bëhet nën shoqërimin e vazhdueshëm të zyrtarëve të KQZ-së, me statusin e dërgesave diplomatike.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është siguruar që kjo mënyrë e transportit të jetë e sigurte, pa ndonjë problem dhe që të ruhet integriteti i procesit dhe materialeve zgjedhore. Ky lloj i transportit ka karakterin diplomatik, me elementet shoqëruese, siç janë notat verbale, çka e shton sigurinë e ngarkesave”, thuhet më tej në sqarim.

Sipas KQZ-së, ky vendim për këtë mënyrë transportimi është marrë pasi procedura tenderuese për shërbimet postare është në fazën e ankesave, gjë që e ka bërë të pamundur nënshkrimin e kontratës me operatorin ekonomik fitues.

KQZ sqaron se, përveç këtij ndryshimi, të gjitha procedurat e tjera për tërheqjen e dërgesave postare të KQZ-së dhe dërgimin e materialeve zgjedhore në përfaqësi diplomatike do të zhvillohen sipas planifikimeve të mëhershme të miratuara nga KQZ.

Share This:

Tags: KQZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Uncategorised

Tri ndeshje vendimtare në Superligë, derbi i

22 March 2026
Lajme

Gjilani bashkohet për Sindromën Down: Mesazhe për

22 March 2026
Futboll

Murici pret penalltinë e Locatellit, Sassuolo merr

21 March 2026
Lajme

Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen

21 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

KQZ rekomandon 18 kandidatët e rinj për

12 February 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rekomandimin e 18 kandidatëve të radhës

Ciceroni Ekonomi Lajme Showbiz

KQZ certifikon rezultatet e 28 dhjetorit, hapet

9 February 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, 43 ditë

Kuriozitete Lajme Opinione Showbiz

Përmbyllet rinumërimi i votave në 30 komuna

28 January 2026

Është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave në 30 komuna të Kosovës. “Në QNR

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.