Wednesday 31 December 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Ish-sulmuesi italian vlerëson Zhegrovën: Është vlerë e shtuar kur Juventusi duhet të ndizet

Kiribati bëhet vendi i parë që mirëpret vitin 2026

KQZ: Aktivitetet e numërimit janë përmbyllur në 27 komuna, numërimi vazhdon më 1 janar në

NPL Tregu – Gjilan: Urime Viti i Ri 2026!

Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së, nënkolonel Avdyli, i ndanë mirënjohje, kryetarit

Kurti: Paga e 13’të për sektorin publik në fillim të 2026’ës, sapo të formohen institucionet

Parashikimi i motit për të mërkurën, 31. 12. 2025

Përfundon numërimi i votave për deputetë në këto nëntë komuna

Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale në UKZ prezantojnë dy hulumtime shkencore

Fakulteti Juridik i UKZ-së organizoi takim me studentët për kampanjën “Qasja në Drejtësi”

 KQZ: Aktivitetet e numërimit janë përmbyllur në 27 komuna, numërimi vazhdon më 1 janar në 11 komuna
Lajme

KQZ: Aktivitetet e numërimit janë përmbyllur në 27 komuna, numërimi vazhdon më 1 janar në 11 komuna

31 December 2025 0 Comment 4 min read

AA

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë të ditur se procesi i numërimit të votave në Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdon me intensitet të shtuar dhe se deri më tani janë procesuar mbi 74 për qind e vendvotimeve në nivel vendi.

Në një konferencë për media, Elezi tha se aktivitetet e numërimit janë përmbyllur tashmë në 27 komuna.

“Njoftojmë se deri më sot, aktivitetet e numërimit janë përmbyllur në 27 komuna, përkatësisht në Mamushë, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Kllokot, Partesh, Mitrovicë e Veriut, Novobërdë, Zveçan, Viti, Zubin Potok, Ranillug, Dragash, Istog, Obiliq, Gllogoc, Deçan, Shtime, Klinë, Kamenicë, Fushë Kosovë, Leposaviq, Graçanicë, Vushtrri, Rahovec, Skënderaj dhe Kaçanik”, tha Elezi.

Ai sqaroi se procesi i numërimit do të vazhdojë pas një ndërprerjeje të përkohshme, duke bërë të ditur se rifillimi do të ndodhë më 1 janar 2026, nga ora 16:00, në 11 Qendra Komunale të Numërimit.

“Procesi i numërimit do të vazhdojë të martën, më 1 janar 2026, në orën 16:00, në QKN-të e komunave: Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë, Mitrovicë e Jugut, Gjakovë, Malishevë, Lipjan, Gjilan, Ferizaj dhe Suharekë”, deklaroi Elezi.

Sipas tij, deri të mërkurën, më 31 dhjetor 2025, në orën 12:00, janë procesuar mbi 1,900 vendvotime nga gjithsej 2,557.

“Deri më tani, numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara nga të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit është mbi 1,900 nga 2,557 vendvotime, apo më shumë se 74 për qind. Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat transmetohen në platformën e KQZ-së për rezultate”, u shpreh ai.

Elezi njoftoi se sot në mesditë procesi i numërimit do të ndërpritet përkohësisht, pas përfundimit të procedimit të kutive të hapura.

“Sot në mesditë, sapo të përfundojë procedimi i kutive që janë të hapura, do të ndërpresim procesin e numërimit të fletëvotimeve dhe do të rikthehemi sërish më 1 janar në orën 16:00”, tha zëdhënësi i KQZ-së.

Sa i përket votimit jashtë Kosovës, Elezi bëri të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon vlerësimi i pakove me fletëvotime nga votimi përmes postës.

“Nga votimi me postë, numri i shtetasve të regjistruar ka qenë rreth 58 mijë. Ende nuk është përmbyllur procesi i tërheqjes së fletëvotimeve nga kutitë postare, andaj në këtë fazë nuk e dijmë se sa prej këtyre votuesve kanë ushtruar të drejtën e votës”, theksoi ai.

Share This:

Tags: KQZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Ish-sulmuesi italian vlerëson Zhegrovën: Është vlerë e

31 December 2025
Lajme

Kiribati bëhet vendi i parë që mirëpret

31 December 2025
Lajme

KQZ: Aktivitetet e numërimit janë përmbyllur në

31 December 2025
Lajme

NPL Tregu – Gjilan: Urime Viti i

31 December 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Përfundon numërimi i votave për deputetë në

30 December 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në nëntë komuna ka përfunduar numërimi i

Lajme

Mbi 25% e votave të numëruara, këta

30 December 2025

Janë numëruar 25 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare

Lajme

Numërohen 100% e votave të rregullta

30 December 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 100 për qind të rezultateve preliminare të zgjedhjeve

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.