Kosovare Asllani shënon gol, Suedia fiton medaljen e bronztë në Kupën e Botës për femra
Suedia ka shënuar fitore ndaj Australisë me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë të Kupës së Botës për femra, ku Kosovare Asllani ka kontribuar me një gol.
Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 30-të kur Suedia fitoi penallti, pasi rasti u rishikua në VAR.
Nga pika e bardhë ishte e saktë Fridolina Rolfo për 1-0.
Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim, ku pjesa e dytë do të vendoste fituesin.
Ndeshja u vendos nga goli i shënuar nga Kosovare Asllani në minutën e 62-të për 2-0 me një goditje të saktë brenda zonës.
Suedinë mori vendin e tretë, ndërsa përfundoi në të njëjtin pozicion edhe në vitet 1991, 2011 dhe 2019.
Pas katër vitesh do të tentojnë të bëjnë një hap tutje.