
Kosova renditet e dyta në Kampionatin Mesdhetar, Fortesa Orana nga Gjilani ndër medalistët e suksesshëm
Karateistja Fortesa Orana, ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Mesdhetar të Karatesë edicioni i 31-të me radhë në Guadalajara të Spanjës, i cili u mbajt nga 11-14 shtator.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka uruar fituesen e medaljes Fortesa Oranën.
“Fortesa Orana na nderoi me fitoren e medaljes së bronztë në Kampionatin Mesdhetar të Karatesë. Ajo është sportiste e jashtëzakonshme dhe shembull frymëzues i përkushtimit”, tha Hyseni.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, theksoi se njerëzit që nuk dorëzohen para sfidave e përfaqësojnë më së miri vendin tonë.
Kosova u rendit në vendin e dytë pas Spanjës, ku me 49 garues pjesëmarrës, arritën të fitojnë 7 medalje të arta, 4 të argjendta, 5 të bronzta dhe 7 vende të pesta.
