Konsultim publik: Rregullorja për Transparencë të Komunës së Gjilanit dhe Plani i Veprimit për Transparencë 2025-2028
Njoftim për konsultim publik: Për: Rregullorja për Transparencë të Komunës së Gjilanit dhe Plani i Veprimit për Transparencë 2025-2028
- Datë: 10. 12. 2024
- Vendi: Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan
- Ora: 10:00
Të nderuar qytetarë të Gjilanit,
Ftoheni të merrni pjesë në dëgjimin publik për Rregulloren për Transparencë të Komunës së Gjilanit dhe Planin e Veprimit për Transparencë 2025/2028.
Kjo Rregullore përcakton rregullat që sigurojnë transparencë në punën e organeve komunale, kryetarit të komunës, drejtorive, Kuvendit, trupave të Kuvendit, si dhe mekanizmave të tjerë ligjorë. Po ashtu, ajo përcakton rregullat, parimet dhe format e përfshirjes së qytetarëve, shoqërisë civile dhe grupeve të interesit në proceset vendimmarrëse.
Ky Plan i Veprimit për Transparencë synon të kontribuojë në ndërtimin e një administrate komunale llogaridhënëse dhe transparente, të hapur për qytetarët dhe shoqërinë civile në të gjitha proceset vendimmarrëse. Përmes Planit, do të promovojmë konceptin e demokracisë së drejtpërdrejtë lokale, me qëllim që politikbërja të bazohet në argumente, fakte dhe të dhëna reale.
Plani është një dokument strategjik komunal, i hartuar në përputhje me orientimet e Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale dhe aktet juridike përcjellëse të nivelit qendror që promovojnë qeverisjen transparente.
Të gjitha komentet dhe propozimet tuaja mund t’i dërgoni edhe përmes postës elektronike (e-mail) në adresën: arbenita.sopihaziri@rks-gov.net.