Thursday 16 July 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese

UKZ – Shpallen rezultatet preliminare të provimit pranues, Afati i parë në Universitetin Publik “Kadri

Universiteti Publik “Kadri Zeka” riakreditohet në nivel institucional për periudhën 5 vjeçare

Diskutohen reformat në shëndetësinë e Gjilanit, Komuna zhvillon takim me subjektet politike

Parlamenti ukrainas shkarkon qeverinë, nis riformatimi i kabinetit

Abdixhiku hap rrugën për Kuvendin e Jashtëzakonshëm: Nuk do ta mbaj asnjë detyrë kundër vullnetit

Dhimbje e madhe: U nda nga jeta Petrit Xhevdet Kallaba, zëri i ri i kulturës

Në UKZ u mbajt provimi pranues për studentët e rinj për vitin akademik 2026/2027

Spiropali reagon ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe: “Ky nuk është mendim politik, është barbarizëm

Fillon asfaltimi i rrugës Breznicë–Muhoc, projekt që lidh malësinë e Bujanocit me Kamenicën e Gjilanin

 Konjufca në Këshillin e Sigurimit: Serbia duhet ta njohë realitetin dhe Kosovën
Lajme

Konjufca në Këshillin e Sigurimit: Serbia duhet ta njohë realitetin dhe Kosovën

9 April 2026 0 Comment 4 min read

AA

Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, gjatë një fjalimi në Këshilli i Sigurimit i OKB-së, i ka bërë thirrje Serbisë që të përballet me realitetin dhe ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Ai theksoi se Kosova mbetet e gatshme për normalizim të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe fqinjësore, por sipas tij, pengesa kryesore vazhdon të jetë Serbia.

“Kosova mbetet e gatshme të normalizojë marrëdhëniet ndërshtetërore dhe fqinjësore, megjithatë pengesë ndaj paqes dhe normalizimit të marrëdhënieve mbetet Serbia që as nuk është e interesuar t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën e as të hyjë në BE. I bëjmë thirrje Serbisë të ballafaqohet me realitetin e vet dhe ta njohë Kosovën si shtet të pavarur e sovran dhe të mos mbajë peng të gjithë rajonin të një hegjemonie”, ka thënë Konjufca.

Sipas Konjufcës, Beogradi jo vetëm që nuk është i interesuar për normalizim, por gjithashtu vazhdon të mbajë peng stabilitetin rajonal me qasje hegjemoniste. Ai i bëri thirrje Serbisë që të njohë sovranitetin e Kosovës dhe të kontribuojë në paqe në rajon.

Ministri Konjufca, gjithashtu ngriti shqetësimin për ndërhyrje të vazhdueshme të Serbisë në proceset demokratike në Kosovë. Ai përmendi përpjekjet për ndikim në zgjedhje dhe mbështetjen ndaj Listës Serbe, me synimin për të ndikuar në drejtimin politik të vendit.

“Beogradi ka vazhduar të luajë rolin e vet destruktiv duke u përpjekur të ndërhyjë në zgjedhje, duke u përpjekur për ta mbështetur Listën Serbe në zgjedhjet në Kosovë, duke synuar ta reflektojë drejtimin e vet me një parti në pushtet. Ne kemi penguar ndërhyrje të tilla të huaja dhe kemi arritur të ruajmë dinjitetin e institucioneve tona demokratike”, ka thënë tutje ai.

Konjufca shtoi se Kosova është komb paqedashës dhe se asnjëherë nuk ka ndërhyrë në punët e brendshme të shteteve të tjera.

“Zoti President, ne jemi një komb paqedashës dhe kurrë nuk kemi ndërhyrë në punët e brendshme të shteteve të tjera. Pavarësisht agresionit të Serbisë dhe kërcënimeve të vazhdueshme hibride kundër institucioneve dhe shoqërisë sonë, Kosova mbetet e gatshme të normalizojë marrëdhëniet ndërshtetërore dhe fqinjësore. Megjithatë, pengesa për paqen dhe normalizimin e marrëdhënieve mbetet Serbia, e cila nuk është e interesuar as për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, as për anëtarësimin në BE. Ata po përpiqen t’i mohojnë rajonit tonë stabilitetin, prosperitetin dhe integrimin e plotë në strukturat euroatlantike, që aq shumë i nevojiten”, shtoi Konjufca

Share This:

Tags: Konjufca OKB
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga

16 July 2026
Lajme

UKZ – Shpallen rezultatet preliminare të provimit

16 July 2026
Futboll

Bayern Munich “rrëmben” super talentin kosovar, Lisian

16 July 2026
Lajme

Universiteti Publik “Kadri Zeka” riakreditohet në nivel

16 July 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Konjufca: Ka konsensus që Presidenti i ri

25 February 2026

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca tha se ka konsensus në

Lajme

OKB: Viti 2025 në rrugë për t’u

11 November 2025

Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se viti 2025 pritet të jetë ndër më të

Lajme

Kur mund të thirret seanca për votimin

6 November 2025

Vullnet Bugaqku,nga KDI,  ka deklaruar se seanca për votimin e Glauk Konjufcës si mandatar

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.