Monday 22 September 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Franca njeh Palestinën

Remniku bëhet me fushë moderne sportive

Vdekja e Petrovcit, Kurti: Kosova humbi një thesar kombëtar – trashëgimia e tij artistike do

𝐀𝐫𝐛𝐞𝐫 𝐈𝐬𝐦𝐚𝐣𝐥𝐢: 𝐏ë𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐪𝐞 𝐬𝐡ë𝐝𝐞𝐭ë𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫𝐞 𝐦𝐮𝐧𝐠𝐨𝐯𝐚 𝐧ë 𝐝𝐞𝐛𝐚𝐭

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit vendos rregulla të reja për vizitat

Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci

Reduktime të furnizimit me ujë në disa lagje të Kamenicës

Ndahet nga jeta infermierja Rejane Haziri – njofton Spitali i Përgjithshëm në Gjilan

E dhimshme: Ndahet nga jeta Rejane Haziri, infermiere në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan.

Kandidati i LDK-së: Nuk do të pranoj kurrë që qëllimi të arsyetojë mjetin

 Konferencë e Komisionit për Arsim i LDK-së Gjilan: “Injorim i vazhdueshëm e z. Hyseni ndaj avarisë në proceset arsimore në Gjilan”
Lajme

Konferencë e Komisionit për Arsim i LDK-së Gjilan: “Injorim i vazhdueshëm e z. Hyseni ndaj avarisë në proceset arsimore në Gjilan”

9 September 2023 0 Comment 6 min read

AA

Komisioni për Arsim i Degës së LDK-së në Gjilan, ka mbajtur konferencë për media të shtunën, ku qëndrimet i ka paraqitur para publikut kryetarja e këtij Komisioni, Afërdita Balaj.

Komunikata e Plotë:

“Komisioni për Arsim i LDK-së, do të kishte dëshirë që për këtë fillimvit shkollor të flas për punët e mira të qeverisjes komunale në arsim por, fatkeqësisht, përpos:
-Tendencave për të rehatuar nëpër vende pune militantët e tyre, familjarët e zyrtarëve më të lartë të qeverisjes – selektimin dhe koncentrimin e investimeve në ato shkolla ku sapo kanë zgjedhur drejtorët pa përvojë menagjeriale, tjetër nuk po mund të veçojmë nga kjo qeverisje.”

Përveç kësaj, patëm pritje për një fillim të mbarë pa greva, por Ministria e Arsimit me vendimin e ri për shpërndarjen e teksteve, fillimin e këtij viti e ka komplikuar ma shumë se sa grevat e viteve të kaluara.

Ndjejmë keqardhjen për situatën në të cilen MASHT i ka sjellur nxënësit, prindërit si dhe gjithë faktorët relavantë më procesin mësimor.

E më keqja e kësaj është se i pari i komunës z. Hyseni, i cili injoron në tërësi këtë avari të krijuar, duke heshtur e mos thën asnjë fjalë për kët situatë, duke lënë të nënkuptohet se nuk ndjen aspak përgjegjësi nga vendimet e kolegëve të tij në nivelin qendror, pavarësisht se ato vendime prekin edhe qytetarët e komunës të tij të cilët i kan dhën besimin përmes votës së tyre.

I kujtojmë z. Hyseni se injorimi ndaj ndjenjave dhe nevojave të të tjerëve mund të dëmtojë marrëdhëniet dhe të shkaktojë tensione.

Komisioni për Arsim i LDK- së është shumë i bindur se vendimi i MASHT do të paraqes shumë probleme në mbarëvajtjen e mësimit për kohë të gjatë, duke i kufizuar mësimdhënsit në zbatimin e planprogramit sepse ata do të ballafaqohen me mungesë të teksteve të nxënësve dhe, shumë mangësi tjera të cilat do të shfaqen në implementimin e këtij vendimi, për ta lënduar fort cilësin në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Dukuri tjetër që na bie në sy është tendenca e z. Hyseni që t’i përvetësojë projektet e efiçiencës për institucionet shkollore të nënshkruar nga kryetari Haziri.

Marrëveshjen për projektin e Efiçiencës në shkollën Abaz Ajeti, e ka nënshkruar në Dhjetor të vitit 2020, kryetari Lutfi Haziri. Ai projekt po përfundon tani në atë shkollë e ne veç i dëshirojmë gjithë stafit të asaj shkolle sukses në vazhdimësi. Kur jemi këtu, i bëjm thirrje atij që të fillojë sa më shpejt projektin për Efiqiencë edhe në shkollën ” Liria “në Pogragjë. Nuk ka nevojë me vonue se qytetarët e din se kush është përkujdes për kët projekt.

Qeverisja e VV në Gjilan, përkundër premtimeve për stabilizimin e normave mësimore, ajo veç sa ka shtuar numrin e normave jashtë standardeve që përcakton ligji, duke arritur tani në 77 mësimdhënës më shumë se që i takon komunës tonë për kokë nxënësi, duke dëmtuar buxhetin komunal. Kjo për shkak se, përkundër deklarimeve se nuk shpallim vende të lira në arsim pa sistemuar mësimdhënsit që janë në sistem me gjysmë norme, ata vazhdojnë të shpallin konkurse pa pasur nevojë dhe, kështu rrisin numrin e mësimdhënsëve në sistem duke destabilizuar normat mësimore.

Keqpërdorimet në konkurse po vazhdojnë. Sot po themi se po vazhdon shkelja e udhëzimeve administrative dhe perzirje e kompetencave në komisione nga i pari i komunës, i cili vendos në prioritetet e punësimit, sidomos kandidatët e familjarëve të zyrtarëve më të lartë të kësaj qeverie, duke lënë pas dore ata për të cilët thoshin se – ata që skan të punësuar ne familje do tu japim përparësi. E pikërisht kjo kategori tani po pësojnë me se keqi.

Qysh në javën e parë të mësimit po shënohen mungesa të mëdha të mësimdhënsëve. Kjo për shkak se DKA e ka vonuar zgjidhjen e procedurave të rekrutimit përmes konkursit, të cilin e ka hapur me shumë vonës dhe si pasojë këto mungesa do të vazhdojnë s’paku edhe për tri javë dhe për këtë kohë nxënësit do të humbin mësim pa fajin e tyre, e karshi kësaj situate prapë vazhdon Injoranca e z. Hyseni, i cili sillet sikur asgjë nuk po ndodhë. Ai është i pari i qeverisë komunale dhe përgjegjësia i adresohet atij edhe nëse ngecjet janë nëpër drejtori komunale.

Share This:

Tags: Gjilan Konference LDK]
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Franca njeh Palestinën

22 September 2025
Futboll

Aitana Bonmati fiton Topin e Artë për

22 September 2025
Sport

Lamin Yamal, shpallet futbollisti më i mirë

22 September 2025
Lajme

Remniku bëhet me fushë moderne sportive

22 September 2025
RELATED Stories for you
Lajme

E dhimshme: Ndahet nga jeta Rejane Haziri,

22 September 2025

Rret orës 11.30 minuta është njoftuar nga familjarët se ka ndërruar jetë Rejane Haziri.

Featured

LVV Gjilan – Alban Hyseni ka vizituar

21 September 2025

Kryetari Alban Hyseni ka vizituar sot institucionin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve në

Lajme

Gjilan: Djali ushtron dhunë ndaj babait të

19 September 2025

Burime mediale njoftojnë se më datë 17 shtator 2025, në Gjilan, ka ndodhur një

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.