Thursday 12 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, takon kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani – Hyseni: “Gjilani do

Përfaqësuesit e studentëve të UKZ-së kontribuojnë në diskutimet për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

UKZ prezanton kontributin e tij në takimin e 4-të Transnacional të Projektit CoVE STEM Europe

Rrahje në ambientet e Shkollës Ekonomike në Gjilan, theren me thikë dy të mitur

Paradoks në Viti: Dritat ndriçojnë ditën, ndërsa disa rrugë mbeten në errësirë gjatë natës

Arrestohet një shtetas gjerman në rajonin e Gjilanit, sekuestrohen 43 armë automatike

Fakije Zejnullahu zgjidhet ushtruese e detyrës së rektorit në UShAF, merr urime nga kryetari Sokol

DKA në Gjilan organizon tryezë diskutimi për parandalimin e dukurive negative në shkolla

Kamenica ndan 15,210 euro për të shpërblyer 387 nxënës dhe 39 mësimdhënës

Kuvendi i Kosovës nesër në seancë të jashtëzakonshme, në rend dite Raporti i Progresit i

 Komunikatë e LDK-së, dega Gjilan: Shantazhet brenda koalicionit qeverisës në Gjilan kanë paralizuar institucionin më të lartë vendimmarrës – Kuvendin Komunal
Lajme

Komunikatë e LDK-së, dega Gjilan: Shantazhet brenda koalicionit qeverisës në Gjilan kanë paralizuar institucionin më të lartë vendimmarrës – Kuvendin Komunal

29 October 2022 0 Comment 7 min read

AA

Lidhja Demokratike e Kosovës- Dega Gjilan, sot ka mbajtur konferencë për medie lidhur me shqetësimet e fundit sa i përket Kuvendit Komunal dhe Drejtorisë së Arsimit. 

Para mediave paraqitën qëndrimet e Grupit të Këshilltarëve të LDK-së, anëtarët e Kuvendit, Gresa Avdiu dhe Drenushë Maloku, ku i pranishëm ishte edhe shefi i GK të LDK-së në Gjilan, z. Avdyl Aliu.

Kuvendi i Komunës ka kohë që po fle dhe nuk po funksionon. Shantazhi brenda koalicionit ka paralizuar institucionin më të lartë vendimmarrës për komunën. “Derisa në vendin tonë dhe në gjithë botën njerëzit përballen me sëmundje të ndryshme dhe i luftojnë ato, madje nganjëherë duke i mbajtur të fshehura edhe nga të afërmit e tyre, në komunën tonë dikush nuk e ka problem të thotë se është i sëmurë, vetëm e vetëm për t’i ikur përgjegjësisë dhe për ta relaksuar vetën në një trajnim në Shqipëri. 

Është e papranueshme, e turpshme dhe aspak e nevojshme gënjeshtra  e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Komunës së Gjilanit. Dy ditë para datës kur ishte caktuar seanca e Kuvendit Komunal, u njoftuam nga sekretaria e Kuvendit se shtyhet mbledhja e X-të e Kuvendit Komunal me arsyen se Kryesuesi i Kuvendit për shkaqe shëndetësore gjendet jashtë Kosovës. Një ditë para seancës, në portale e medie doli lajmi i faktuar përmes fotografive, se Kryesuesi i Kuvendit është shëndosh e mirë dhe se gjendet në trajnim në Shqipëri. 

Edhe po te ishte i sëmurë kryesuesi, për cka gëzohemi që nuk është, seanca e Kuvendit do të duhej të udhëhiqej nga anëtari me i vjetër i Kuvendit Komunal. Nuk ka pasur asnjë bazë në asnjë ligj dhe rregullore në fuqi qe seanca të shtyhet. 

Kuvendi është bllokuar, projektet janë bllokuar. Edhe dy ditë jemi në muajin e XI-të, ndërsa ende në Kuvend nuk është raportuar mbi punën e 6 mujorit të parë të kryetarit të Komunës. Ka pasur raste kur pikat janë kontrabanduar, ka pasur raste kur votimi nuk është respektuar. Në Komitetin për Politikë dhe Financa, si shumicë e atij komiteti, opozita ka pasur rolin e saj tejet konstruktiv duke dhënë gjithmonë dritën jeshile pikave për në seancën e Kuvendit Komunal – u deklarua Avdiu para gazetarëve.

E dimë se po përballeni me shantazh të vazhdueshëm nga partneri i koalicionit dhe nga bashkëpartiaket e juaj. Por, qytetarëve nuk ju bëhet vonë për probleme të tilla mes jush. Menaxhojeni shantazhin dhe ejani në Kuvend, sepse kërkohet llogari dhe transparencë për gjithcka që po bëhet në Komunë.

LDK luan rolin e saj si opozite, do jetë këtu për qytetarët e Gjilanit, por nuk do bëhet dorë e zgjatur e pushtetit komunal sepse i dëmton qytetarët e saj. 

Kryesuesit i themi, se nëse në karrierën tuaj si kryesues do mbaheni mend për gënjeshtrën pa kripë që keni bërë ndaj gjithë qytetarëve tanë, kjo do jetë hija me e keqe qe ia keni vendosur vetes. Por, në politikë njerëzit kur gabojnë, reflektojnë. Dorëheqja është akt moral, andaj konsiderojeni dhe analizojeni. Ndoshta është e vetmja rrugë që përmirëson imazhin e njeriut të dytë në Komunë dhe imazhin e prijësit të organit më të lartë legjislativ të komunës.- përfundoi Avdiu sot para qytetarëve.  

Ndërkohë znjsh. Maloku ngriti shqetësimet e fundit në sektorin e arsimit. 

“Arsimi në Gjilan gjendet para kolapsit, dhe për këtë po heshtë qeverisja lokale në Gjilan. Programet për eficiencë të kontraktuara dhe filluara nga qeverisja e LDK-së nuk kanë filluar ende në shkollën “Abaz Ajeti” në Gjilan dhe shkollën” Liria” në Pogragjë, dhe sqarime për këtë nuk ka dhënë asnjëri. 

Më në fund qeverisja komunale ka siguruar lëndët djegëse për shkollat e Gjilanit. Për një metër kub dru, Komuna e Gjilanit ka paguar 93 euro, derisa cmimi i tregut është 60 euro. Ndërkohë shkollat të cilat do ngrohen me pelet, ende nuk kanë siguruar ngrohjen për dimrin që po vjen. Kjo vonesë lë vend për dyshime të keqpërdorimit të parasë publike. 

Si pasojë e keqmenaxhimit dhe nepotizmit, një drejtoreshë e Arsimit është shkarkuar në Komunën e Gjilanit. Por, nepotizmi nuk ndalet me shkarkimin e një drejtoreshe. Drejtoresha e re e Arsimit, menjëherë pas marrjes së detyrës së re, ka gënjyer mbi CV-në dhe shkollimin e saj. Mandatin e filloi me dyshime të mëdha të cilat i ngjalli tek qytetarët e Komunës sonë. LDK do jetë kujdestare për këtë drejtori dhe drejtoritë e tjera në mënyrë që të mos dëmtohet besimi i qytetarëve i krijuar ndër vite në institucionet tona. – përfundoi Maloku.

Share This:

Tags: LDK Gjilanm
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Kulturë

Albina IDRIZI – JETA SI TEATËR I

12 November 2026
Lajme

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, takon kryetaren

11 November 2026
Lajme

Përfaqësuesit e studentëve të UKZ-së kontribuojnë në

11 November 2026
Lajme

UKZ prezanton kontributin e tij në takimin

11 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

LDK Gjilan – Komunkatë: “Dështuesi kryesor i

2 June 2024

Komunikata e plotë e degës së  LDK-së në Gjilan: Keq qeverisjen, mosdijen dhe stagnimin e

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.