Wednesday 3 December 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Zhegrova dhuron magji në fushë, nuk ndalet duke dribluar, merr komente pozitive

Rrebeshe shiu e borë në disa zona, parashikimi i motit për nesër dhe ditët në

Ndeshja Barcelona – Atletico Madrid, publikohen formacionet zyrtare

KQZ-ja sërish s’e certifikon Listën Serbe

Lutfi Haziri njofton vdekjen e vëllait të tij: Ma këpute shpirtin

Viti: Kryetari Haliti emëron Nikollë D. Ukaj, zëdhënës të Komunës së Vitisë

Arrestohet Federica Mogherini për mashtrim e korrupsion

Realizohet për herë të parë zëvendësimi i harkut të aortës në QKUK

Një delegacion i UKZ-së po merr pjesë në infosesionin e Komisionit Evropian në Brno të

LAJMI I FUNDIT | Ukë Rugova, kandidat i LDK-së për deputet

 Komuna e Prishtinës nga janari pritet t’i mbështesë financiarisht viktimat e dhunës në familje
Lajme

Komuna e Prishtinës nga janari pritet t’i mbështesë financiarisht viktimat e dhunës në familje

4 January 2023 0 Comment 4 min read

AA

Komuna e Prishtinës, më saktësisht Drejtoria e Mirëqenies Sociale ka marrë vendim në muajin nëntor të 2022-së që nga ky vit të mbështesë financiarisht viktimat e dhunës në familje.

Nga: Elfije Boletini /Telegrafi/

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur drejtoresha e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale, Adelinë Sahiti, sipas së cilës mbështetja financiare për viktimat e dhunës është paraparë të jetë nga 500 euro në muaj.

Siç bëri të ditur ajo, kjo shumë do të shërbejë për strehim, ushqim si dhe një pjesë për fëmijët.

“Komuna e Prishtinës do të ua ndajë nga 500 euro në muaj viktimave të dhunës, 250 euro për strehim, 150 për ushqim dhe nga 50 deri në 100 euro për fëmijë”, tha Sahiti.

Ajo tha se ky vendim është legjitimuar përmes votimit të asamblistëve të Kuvendit të Komunës më 24.11.2022. Sipas saj, janë disa kritere që duhet të përmbushin të gjithë aplikuesit për të përfituar nga kjo mbështetje.

Adelinë Sahiti, drejtoresha e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës

E, pasi t’i kenë përmbushur Sahiti theksoi se kjo ndihmesë do të zgjasë nga 6 muaj deri në 2 vite.

“Ndihmesa që do t’u ofrohet këtyre viktimave pasi të kenë plotësuar kriteret e përcaktuar në vendim do të zgjasë nga 6 muaj deri në 2 vite. Normalisht që gjithë procesi do të menaxhohet nga Drejtoria e Mirëqenies, më saktësisht nga Qendra për Punë Sociale. Kriteret që duhet plotësuar viktima, fillimisht duhet ta ketë të paraqitur rastin në polici, pastaj të ketë një urdhër mbrojtës të lëshuar nga gjykata, të ketë dokument identifikimi, kontratë të noterizuar për banim, konstatim zyrtar nga QPS, dokument të xhirollogarisë, referim nga strehimorja”, ka thënë ajo.

Tutje Sahiti u shpreh se aplikimet ende nuk kanë filluar meqë vendimi do të nisë së aplikuari që nga janari i këtij viti.

Ky vendim, siç pohoi drejtoresha Sahiti, ka për synim që viktima të pavarësohet e të integrohet në shoqëri, pa qenë e detyruar të kthehet tek dhunuesi. 

Share This:

Tags: Dhuna ne Familje Prishtina
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Zhegrova dhuron magji në fushë, nuk ndalet

2 December 2025
Lajme

Rrebeshe shiu e borë në disa zona,

2 December 2025
Lajme

Ndeshja Barcelona – Atletico Madrid, publikohen formacionet

2 December 2025
Lajme

KQZ-ja sërish s’e certifikon Listën Serbe

2 December 2025
RELATED Stories for you
Lajme

S’ka qarkullim të autobusëve në Prishtinë pa

1 December 2025

Prishtina do të vazhdojë ta ketë të bllokuar qarkullimin e autobusëve deri kur të

Lajme

Prishtinë: Ndërprerja e autobusëve, Rama bashkë me

24 November 2025

Punëtorët e “Trafikut Urban” janë nisur drejt objektit të Qeverisë për ta vazhduar protestën

Lajme

Bllokimi i buxhetit të kryeqytetit, Rama: Qytetarët

23 November 2025

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka reaguar ndaj bllokimit

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.