
Komuna e Kamenicës fillon me dezinfektimin, dezinsektimin dhe deratizimin hapësinor
Njoftohen qytetarët e Komunës së Kamenicës se sot fillon procesi i dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit hapësinor (DDD), shkruan faqja zyrtare e kwsaj Komune.

Ky proces do të fillojë nga ora 20:00 në mbrëmje në qytet për të vazhduar më pas me fshatrat në tërë Kamenicën, dhe do të zgjas tri ditë.
Luten të gjithë qytetarët që të kenë kujdes, t’i mbyllin dyert dhe dritaret në kohën e mbrëmjes kur edhe fillon procesi.
Po ashtu edhe nga bletarët kërkohet që t’i mbyllin kosheret e bletëve në këtë kohë derisa të përfundoj ky proces.
