Komuna e Gjilanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me mediet lokale për transmetimin e seancave te Kuvendit
Komuna e Gjilanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me mediet lokale për transmetimin e seancave te Kuvendit, Kryetari Hyseni e cileson trajtim të njejtë dhe mundësi e barabartë për të gjitha mediet.
Komuna e Gjilanit dhe përfaqësuesit e medieve lokale që veprojnë në këtë komunë, kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi të ndërsjellë, që parasheh transmetimin e seancave komunale.
Faqja zyrtare e Komunës shkruan se nënshkrimi nënkupton trajtim të njejtë dhe mundësi të barabartë për të gjitha mediet
“Janë nënshkruar marrëveshjet e bashkëpunimit me të gjitha mediet lokale të interesuara me kryetarin e Komunës së Gjilanit. Kjo është bërë me qëllim që seancat e Kuvendit Komunal, të jenë të disponieshme në të gjitha mediet locale”, shkrun faqja zyrtare e Komunës së Gjilanit.
Më tej citohet kryetari Hyseni, i cili thekson se mediat i janë përgjigjur ftesës, dhe se tashmë është nënshkruar marrëveshjet e bashkëpunimit me të gjitha mediat lokale, të cilat i janë përgjigjur thirrjes publike.
“Nga tani e tutje, seancat e Kuvendit Komunal dhe shpalljet e tjera publike, do të jenë të disponueshme në të gjitha këto media lokale”, shkruan faqja e komunës, duke iu referuar deklaratës së kryetarit Hyseni.
Sipas kësaj marrëveshje, i pari i Gjilanit, ka shtuar se tashmë garantohet informim i drejtë e gjithpërfshirës dhe transparentë.
“Në përgjithësi, do të ketë korrektësi dhe reduktim të shpenzimeve”, shkruan faqja zyrtare e Komunës së Gjilanit. duke iu referuar gjithnjë deklaratës së kryetarit Hyseni.