Komuna e Gjilanit, debatet me qytetarë për buxhetimin me pjesëmarrje: “Komuniteti turk vendosi për projektin e asfaltimit të rrugëve”
Në një njoftim në faqen e saj, komuna e Gjilanit – Zyra per Informim – ka bërë të ditur se kane vijuar aktivitetet me qytetarë për buxhetimin me pjesëmarrje.
Në këtë rrafsh, sipas faqes zyrtare, bëhet e ditur se ka vazhduar procesi i votimit në kuadër të buxhetimit me pjesëmarrje nga Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me USAID-in.
“Sot, në sallën e Kuvendit Komunal në Gjilan është mbajt takimi i dytë me komunitetin turk. Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme Arbenita Sopi – Haziri, tha se përmes procesit të votimit në buxhetimin me pjesëmarrje, komuniteti turk vendosi për projektin e asfaltimit të rrugëve. Komuniteti turk mori pjesë dhe vendosi”, njofton zyra për informim që administron me faqen zyrtare të komunës së Gjilanit.