Friday 8 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Komuna e Vitisë pjesë e projektit “Banimi Social dhe të Drejtat Pronësore në Kosovë”

Disa vajza të mitura rrahin njëra pas tjetrës brutalisht moshatarën e tyre në Gjilan

Pensionohet zyrtari i NPL Tregu, Mejdi Ahmeti – vlerësohet lart kontributi i tij

Kryetari Hyseni: Punimet në stadiumin e qytetit, po ecin me ritëm shumë të shpejtë

Ballkani pret Shamrock Rovers në Fadil Vokrri, synohet fitorja në shtëpi

Tarifat e reja të Trumpit në fuqi, 10% për eksportet e Kosovës

Kosova proteston “kundër padrejtësisë” për të burgosurit në Hagë

Kosova sot proteston në mbështetje të çlirimtarëve, mërgimtarët shpalosin flamurin e UÇK-së pranë Qendrës së

Lajm i trishtë: Ka ndërruar jetë Imrije Avdullahu – Bajrami, nëna e dëshmorëve Enver dhe

Kamenicë: Diaspora Open Day në Parkun Teknologjik – Kamenicë

 Komisioni Evropian tregon se kur Kosova mund t’i përfitojë milionat e parë nga Plani i Rritjes
Lajme

Komisioni Evropian tregon se kur Kosova mund t’i përfitojë milionat e parë nga Plani i Rritjes

26 March 2025 0 Comment 9 min read

AA

Nëse Kosova arrin që ta ratifikojë në Kuvendin e Kosovës marrëveshjen për përfitimin e milionave nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor i Bashkimit Evropian, pagesat e para të rregullta priten të ekzekutohen ndërmjet tremujorit të dytë dhe të tretë të vitit 2025.

Kështu ka paralajmëruar Komisioni Evropian në lidhje me kohën se kur pritet që vendi të përfitoj grantin e parë nga 882 milionë eurot që janë përcaktuar për Kosovën deri në vitin 2027.

“Komisioni dhe Kosova tani janë duke finalizuar hapat procedural të cilët duhet të lejojnë që lirimi i parafinancimit të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur në vitin 2025, në pritje të procesit të ratifikimit nga ana e Kosovës”, kanë thënë nga Komisioni Evropian.

Ky institucion i BE-së, konfirmon se Kosova ka bërë kërkesën për lirimin e parafinancimit deri në 7% të shumës totale të paraparë me këtë Pako [nga shuma fillestare treguese e financimit në dispozicion për secilin përfitues].

Sipas Komisionit, Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor me vlerë 6 miliardë euro ofron një udhërrëfyes për të sjellë ekonomitë e këtyre vendeve më afër Bashkimit Evropian përmes reformave dhe investimeve.

“Sa i përket Kosovës, ajo i dorëzoi Komisionit në korrik agjendën e saj të reformave, duke mbuluar si reformat në fushën themelore ashtu edhe reformat socio-ekonomike”- tha Komisioni, duke shtuar se sa i përket procesit – deri më tani kanë pesë agjenda ambicioze reformash në fuqi – duke përfshirë Kosovën, dhe në këmbim, këto reforma mbështeten nga investimet.

Edhe ministri i Financave, Hekuran Murati tha se 7% e vlerës të këtyre mjeteve, që janë të dedikuara për Kosovën, parashihet që të paguhen në momentin kur Marrëveshja të nënshkruhet dhe ratifikohet në Kuvendin e Kosovës.

“Pra, si Marrëveshje kjo ka nevojë që të ratifikohet në Kuvend. Andaj besoj që sapo ta kemi Kuvendin e ri të konstituuar dhe ratifikimin e kësaj Marrëveshjeje do të mund të përfitojmë edhe nga vënia në dispozicion e këtyre mjeteve”, tha Murati për KALLXO.com, kur u pyet se a janë alokuar 60 milionët e para.

Murati tha se Kosova ka qenë ndër shtetet e para që ka negociuar dhe ka dorëzuar edhe Planin e Reformave dhe atyre që pritet të zbatohen, si dhe parashihet që çdo reformë e ekzekutuar apo përmbushur të lirojë mjetet të cilat i vihen Kosovës në dispozicion.

“Dy të tretat e kësaj pakoje janë financim kreditor që duhet të kthehet, ndërsa ⅓ e komponentës është financim që vjen si grant në formë të pakthyeshme.” – tha ai, më 24.03.2024.

Qeveria Kurti ka përfunduar ligjërisht mandatin më 23.03.2025, pra rrafsh katër vjet nga dita kur u konstituua legjislatura e dalë nga Zgjedhjet e 14.02.2021. Tani nuk mundet të marrë vendime të tilla – pa u formuar institucionet e reja. Zgjedhjet e mbajtura më 09.03.2025 nuk janë certifikuar ende dhe deri më tani nuk ka as bisedime zyrtare për koalicione paszgjedhore.​

Në Kuvendin e Kosovës procedura për ratifikimin e Marrëveshjeve ndërkombëtare është e përcaktuar në Kushtetutë dhe ligje specifike.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në Nenin 18, specifikon se Kuvendi ratifikon Marrëveshjet ndërkombëtare për çështje të caktuara me shumicë të cilësuar (dy të tretat e të gjithë deputetëve).

Gjithashtu, Ligji Nr. 04/L-052 për Marrëveshjet Ndërkombëtare detajon procedurat e ratifikimit – duke përfshirë dorëzimin e Marrëveshjeve në Kuvend me iniciativë të vet, ose pas propozimit nga Qeveria.

Megjithatë, në praktikë, Kuvendi ka hasur në vështirësi për të arritur kuorumet e nevojshme për ratifikimin e disa Marrëveshjeve ndërkombëtare – duke rezultuar në dështimin e miratimit të tyre në disa raste. ​

Bashkimi Europian kishte miratuar një plan të rritjes ekonomike prej 6 miliardë eurosh për vendet e Ballkanit Perëndimor në një përpjekje, për të ndihmuar në përshpejtimin e procesit të integrimit.

Se Kosova do të përfitonte 60 milionët e parë të kësaj Pakoje deri në fund të vitit 2024 – kishte thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen kur ishte në Kosovë në tetor të vitit 2024.

“Tani mund të fillojmë me parafinancimin prej më shumë se 60 milionë eurosh që mund t’i jepen Kosovës para fundit të këtij viti. Vlera e realizueshme që do të jetë në dispozicion të Kosovës nga Plani i Rritjes është më shumë se 882 euro. Është në dorën tonë ta çojmë këtë plan përpara dhe hapat e parë tashmë janë shumë premtues”, kishte thënë ajo për media, më 26.10.2024.

Komisioni Evropian  ka miratuar agjendat edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor nga Plani i Rritjes dhe reformave.

Ndryshe nga katër shtetet e tjera të rajonit, Kosovës dhe Serbisë iu kishin vënë parakushte shtesë në mënyrë që të përfitojnë nga 6 miliardë eurot e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të Pakos së Rritjes për të cilën Këshilli Evropian dha dritën e gjelbër më 07.05. 2024.

Kushti për të dy shtetet ka qenë i qartë, që Prishtina zyrtare dhe Beogradi zyrtar duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive me progres të matshëm dhe rezultate të prekshme në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

Që nga 28.06.2023, Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj Kosovës në lidhje me “situatën e krijuar në veri dhe vendimin e autoriteteve për të mos u koordinuar me partnerët evropianë për uljen e tensioneve”.

Edhe pse janë mbajtur votimet për ose kundër largimit të Kryetarëve shqiptarë nga Komunat veriore të banuara me shumicë serbe më 21.05.2024, por pa rezultate, Bashkimi Evropian nuk i larguar masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

Shtetet e Bashkimit Evropian nuk e kanë ende një qëndrim unik rreth heqjes së masave. Masat ndëshkuese u aplikuan në qershor të vitit 2023, e shpresat që ato të hiqeshin në vitin 2024 ishin të mëdha në Kosovë.

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, në një intervistë për KALLXO.com, fajësoi Këshillin Evropian dhe shtetet anëtare për zvarritjen e heqjes së masave ndaj Kosovës. Ndonëse i cilëson si të padrejta këto masa, ai nuk mund të thotë se kur mund të hiqen ato.

Ndër masat e BE-së është edhe suspendimi i përkohshëm i punës së trupave të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. /Kallxo.com/

Share This:

Tags: Komisioni Europian
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Intervista e parë e Ardon Jasharit pas

7 August 2025
Europa League

“Shkëlqimi dhe rënia e FC Drita”, skuadra

7 August 2025
Lajme

Komuna e Vitisë pjesë e projektit “Banimi

7 August 2025
Lajme

Disa vajza të mitura rrahin njëra pas

7 August 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.