Tuesday 8 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kurti dhe Peci ndjekin nga afër ecurinë e korrje-shirjeve në Suharekë

Nga vapa përvëluese në rrebeshe, stuhi dhe ulje temperaturash deri në 16°C brenda 48 orëve

“Srebrenica nuk duhet të ndodhë kurrë më”, Parlamenti Evropian bën thirrje për ndërhyrje në Gaza

“Vrasje nga pakujdesia”, arrestohen pesë policët për rastin e 27-vjeçarit në Lipjan

Mbi gjysmë milioni euro për një Kuvend që nuk e ka nisur punën

BE-ja për urat mbi Ibër: Çdo projekt kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes komuniteteve

Fillon asfaltimi i rrugës në fshatin Mjak të Vitisë

Rohde i shkon Kurtit në zyre, interesohet për konstituimin e Kuvendit – ai ia përmend

Policia Rajonale – Gjilan: Apel për kujdes gjatë ngasjes së motoçikletave, trotineteve dhe mjeteve të

Gjilan: Drejtoria e Administratës ofron shërbime edhe të shtunave për mërgimtarët

 Kolektivi “Marshojmë s’festojmë” proteston më 8 mars në përkrahje të grave
Lajme

Kolektivi “Marshojmë s’festojmë” proteston më 8 mars në përkrahje të grave

5 March 2025 0 Comment 5 min read

AA

Kolektivi “Marshojmë s’festojmë” ka lëshuar banerin ftues nga ndërtesa “Reporting House”, teksa u bë thirrje për protestë më 8 Mars në shenjë “solidariteti dhe përkujdesje për njëra-tjetrën”.

Aktivistja Latra Demaci thekson se lufta kundër dhunës strukturore dhe të përditshme vazhdon, duke u ushtruar nga patriarkati, kapitalizmi racist dhe pabarazitë globale.

Ajo rikujton rastet e fundit të dhunës ndaj grave në Kosovë, duke i cilësuar si pasoja të një sistemi shtypës që prek gratë në çdo aspekt të jetës.

“Marsi po afron e ne rikujtohemi se lufta kundër dhunës strukturore e të përditshme vazhdon. Rikujtohemi se dhuna ushtrohet njëkohësisht nga patriarkati, kapitalizmi racist, pabarazitë globale dhe ideologjitë që cilësojnë disa trupa dhe mendje si “të paaftë. Vetëm gjatë kohëve të fundit jemi përballur me: Vrasjen e Erona Çoklit nga ish-burri i saj në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj në prill të vitit të kaluar, vrasjen e Gjuljeta Ukellës nga burri i saj në Pejë vetëm 5 ditë më vonë, vrasjen e gruas nga burri i saj në Graçanicë dhe tentimin për vrasje të gruas në Fushë Kosovë. Ndëshkimin e punëtoreve teknike të Kuvendit të cilat grevuan për paga dhe kushte dinjitoze të punës, Amnistimin e dhunës në familje për hir të spektaklit televiziv e jo vetëm, Dhunimin e gruas me probleme të shëndetit mendor, ndërsa ishte nën përkujdesjen e institucioneve në Gjilan, Dhunën dhe trafikimin e të miturës pas dështimeve të institucioneve për ta rehabilituar e mbrojtur. Këto nuk janë raste të izoluara, por pasoja tragjike të patriarkalitetit që mundëson dhunën fizike, emocionale, seksuale e ekonomike që ushtrohet mbi gratë në përditshmëritë tona private dhe publike. Qoftë në shtëpi, punë, shkollë, rrugë apo institucione, kjo është një thirrje të revoltohemi për njëra-tjetrën kundër indiferencës ndaj dhunës”, shtoi Demaci.

Për 8 Mars, Demaçi bën thirrje për protestë dhe marshim në ora 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke kërkuar dinjitet, siguri dhe drejtësi për të gjitha gratë dhe vajzat.

“Ky 8 Mars le të jetë për solidaritetin, jetën dhe përkujdesjen për njëra-tjetrën,” thekson ajo.

“Këtë 8 Mars, ejani të rizotohemi, të protestojmë e të marshojmë për dinjitetin, sigurinë dhe mirëqenien e të gjitha grave dhe vajzave. Të protestojmë për çrrënjosjen e të gjitha sistemeve të shtypjes në Kosovë dhe për të gjithë popujt. Të marshojmë të zemëruara dhe të zemëruar kundër kulturës së përdhunimit, cenueshmërisë së shtëpive dhe dhunës ndaj trupave dhe mendjeve me aftësi të kufizuara. Marshojmë për grevat si revoltë kundër kapitalizmit neoliberal. Marshojmë për drejtësi, për gratë rome, ashkalike e egjiptiane, ashtu siç ato e përcaktojnë lirinë e tyre. Për gratë trans e queer në shumëllojshmërinë e tyre. Për gratë myslimane që bartin besimin e tyre dukshëm. Marshojmë kundër kolonializmit, gjenocidit e luftës. Për një Palestinë, Kongo, Sudan e botë të lirë. Revoltën për njëra-tjetrën. Nga ora 12:00 në Sheshin ‘Zahir Pajaziti’, ky 8 Mars le të jetë për solidaritetin, jetën, përkujdesjen, për njëra-tjetrën”, shtoi ajo.

Ky baner është në kuadër të aktiviteteve të marshit për 8 mars.

Share This:

Tags: Reporting House
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Kurti dhe Peci ndjekin nga afër ecurinë

8 July 2025
Marketing

Shpallje *** Shpallje *** Shpallje

8 July 2025
Lajme

Nga vapa përvëluese në rrebeshe, stuhi dhe

8 July 2025
Lajme

“Srebrenica nuk duhet të ndodhë kurrë më”,

7 July 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.