Kjo është gjendja në pikat kufitare, te Dheu i Bardhë pritjet deri në një orë
Gjendja në vendkalimet kufitare me Serbinë, lidhin Kosovën me Serbinë, duket të jenë të qeta.
Sipas faqes për menaxhimin e kufirit, pika kufitare Dheu i Bardhë del të jetë më e ngarkuar, ku qytetarë po presin deri një orë për hyrje në Kosovë.
Ndërka, nga përditësimi i fundit i orës 09:23, në pikat tjera si Jarinje, Bërnjak dhe Merdare lëvizjet janë të shpejta dhe pandonjë pengesë me pritje deri në 10 minuta.