Këshilltari i Kurtit me mesazh për Zajednicën përmes një bisede imagjinare Izetbegoviq-Holbrooke në parajsë
Kryeministri Albin Kurti aktualisht është duke u përballur me një trysni të madhe të amerikanëve dhe evropianëve të cilët kërkojnë që më urgjencë dhe pa humbur kohë Kosova të fillojë implementimin e marrëveshjes për Asociacionin.
Sikur amerikanët po ashtu edhe evropianët theksojnë se s’duan dhe në asnjë mënyrë s’përkrahin një Asociacion që do t’i ngjante “Republika Srpskas” në Bosnje e Hercegovinë, por e kërkojnë në pajtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës të vitit 2015.
Pas gjithë kësaj trysnie ndërkombëtare ka reaguar këshilltari i kryeministrin Albin Kurti, Jeton Zulfaj.
Zulfaj ka shkruar se nëse Alija Izetbegovic dhe Richard Hoblrooke “janë së bashku në parajsë duke e shikuar “Republika Srpskan” në Bosnje e Hercegovinë” ata do të duhej të ishin duke thënë se “Kosova duhet të jetë më e mençur”
“Nëse Alija Izetbegovic dhe Richard Holbrooke janë bashkë në parajsë, duke parë Republikën Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, ata duhet të ishin duke thënë: Kosova duhet të jetë shumë më e zgjuar…”, ka shkruar Zulfaj në Twitter.