Sunday 22 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

Irani kërkon mbledhje urgjente të OKB-së, pas sulmeve të SHBA-së

Demokratët kritikojnë ndërhyrjen e kryer nga Trumpi pa autorizimin e Kongresit

Trump: SHBA sulmoi tre centralet bërthamore në Iran

Shqiptarët “pushtojnë” New Yorkun në paradën kuqezi

Përfundon pjesa e parë e Provimit të Maturës, MASHTI: Një numër i madhi nxënësve u

Shqipja shpallet zyrtarisht gjuhë komunikimi në shkollat publike të Nju Jorkut

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi me testin e maturës: – Njoftim për komunitetin

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova nuk mund të presë

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

 Këshilli i Prindërve jep detaje për blerjen e teksteve – Dragusha: Çmimet nuk ishin të vendosura në libra / Ankesat e qytetarëve i kam adresuar në ministri
Lajme

Këshilli i Prindërve jep detaje për blerjen e teksteve – Dragusha: Çmimet nuk ishin të vendosura në libra / Ankesat e qytetarëve i kam adresuar në ministri

29 August 2023 0 Comment 7 min read

AA

Kryetari i Këshillit të Prindërve, Besnik Dragusha sot ka blerë tekstet shkollore për vajzën e tij ku tregon se çmimet e librave nuk ishin të vendosura.

Gazeta Blic shkruan se ai ka pasur një prononcim enkas për këtë medium, ku thotë se çmimet e librave nuk ishin të vendosura dhe që sot ka blerë tekstet shkollore për vajzën e tij, ku pa anglishten dhe pa edukatën fizike, kushtuan gjithësej 51.45€.

 “Çmimet nuk ishin të vendosura në libra, gjë që do të duhej të ishte!?.

Sot, bleva librat për klasën e IV për vajzën time, dhe cmini i tyre pa anglishten dhe pa edukatën fizike ishte 51.45€”, tha ai.

I njëjti bëri të ditur se, sot nuk ka pasur ankesa nga prindërit për çështjen e aplikimit, ndërsa kërkesat/ankesat e prindërve të cilat i ka pranuar gjatë vikendit, i ka adresuar në ministri përmes telefonit.

 “Sot nuk kam pasur ankesa nga prindërit për çështje të aplikimit, ndërsa kërkesat/ankesat e prindërve të cilat i kam pranuar gjatë vikendit, i kam adresuar në ministri përmes telefonit, dhe kisha përgjigje, si në vijim:”, theksoi Dragusha.

“1. Ka raste kur X shkolla (rast i Prishtinës – Afrim Gashi) mungon në listë gjatë aplikimit? Në këto raste pasi ta zgjedhni komunën tuaj, tek lista e shkollës e zgjedhni opsionin ‘tjetër’.
2. Fëmijët që regjistrohen me vonesë, si mund të pajisen me libra? Aplikimi do të vazhdoj deri në fund të shtatorit për këto raste?
3. Si të aplikojnë fëmijët nën 6 vjeç? Aplikimi duhet të bëhet përmes emailit libri@rks-gov.net


4. Si të aplikojnë fëmijët që janë në përkujdesje të veçant (nevoja të veçanta) kur mosha e tyre nuk përputhet me klasën? Këto raste do të

verifikohen, dhe aplikimi mund të bëhet sikurse në rastet e fëmijëve nën 6 veçar.

“Të gjitha këto shqetësime dhe informata kthyese janë realizuar përmes telefonit!”, deklaroi Kryetari i Këshillit të Prindërve Dragusha.

Ndryshe, vendimi i Ministrisë së Arsimit për mbulimin e kostos së teksteve për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën ka shkaktuar reagime të shumta. Në opinionin publik janë ngritur disa çështje, përfshirë edhe ajo e mënyrës se si do të realizohet mbulimi i kostos së teksteve shkollore dhe materialeve mësimore për nxënësit, e veçanërisht transferimi i fondeve në llogaritë bankare të prindërve që mund të jetë problematik për shumë arsye.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MASHTI), Arbërie Nagavci, njoftoi se do të ndahen nga 80 euro për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë, për blerjen e teksteve shkollore, ndërsa për t’i marrë ato prindërit duhet të aplikojnë online nga 25 gushti.

Duke iu drejtuar prindërve të nxënësve fillorë, përmes një videoje në llogarinë e saj në Facebook, Nagavci tha se “mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme.”

Ndërkohë, për nxënësit nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë, të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore nga viti i kaluar, do të ndahen 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore, njoftoi ajo.

Ministria e Arsimit i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008.

Por, Nagavci njoftoi javën e kaluar se ka ndryshuar mënyra e shpërndarjes së teksteve shkollore, për shkak të dështimit të marrëveshjes me shtëpitë botuese për furnizimin e shkollave me libra, për faktin se, sipas saj, shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre.

Për rrjedhojë, Ministria do t’u deponojë prindërve të nxënësve mjete në llogari, në mënyrë që ata t’i blejnë vetë librat.

Çmimet e teksteve shkollare në disa librari në Prishtinë për nxënësit e klasës së parë deri në të pestën, arrijnë deri në 60 euro, ndërsa për ata në klasën e gjashtë deri në të nëntën, deri në 80 euro.

Prindërve do t‘iu duhet të aplikojnë në platformën online të Qeverisë, E-Kosova, për sigurimin e të hollave për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.

Ky vendim i ministres Nagavci është kundërshtuar nga opozita, e cila e ka kërkuar dorëheqjen e saj, si dhe nga vetë Këshilli i Prindërve i Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e kërkoi dorëheqjen e Nagavcit shkaku i asaj që e ka cilësuar si “keqmenaxhim të vitit shkollor”, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kërkoi edhe rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.

“Kosova nuk e meriton një ministre që ka dështuar në çdo nivel të menaxhojë me arsimin dhe përfundimisht është dorëzuar duke ia

kaluar përgjegjësinë prindërve”, tha Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku, gjatë një konference për media më 22 gusht.

Burimi: Gazeta Blic

Share This:

Tags: Keshilli i prinderve
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Moti sot me diell dhe pjesërisht i

22 June 2025
Lajme

Irani kërkon mbledhje urgjente të OKB-së, pas

22 June 2025
Lajme

Demokratët kritikojnë ndërhyrjen e kryer nga Trumpi

22 June 2025
Lajme

Trump: SHBA sulmoi tre centralet bërthamore në

22 June 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.