
Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan priti një delegacion të lartë nga Republika e Tuqisë
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan Naim ef. Aliu priti sot në takim një delegacion nga Republika e Turqisë.

Delegacionit i printe këshilltari për çështje fetare Bunyamin Albayrak i cili shoqërohej nga Ramazan Yilmaz drejtor i Qendrës Kulturore “ Yunus Emre”, Veysel Erdel- këshilltar për arsim, Nedim Arslan- Drejtor gjeneral i Fondacionit Meaarif dhe Ahmet Sacit Këshilltari për Kulturë.

Kjo vizitë kishte për qëllim ngritjen e bashkëpunimit në realizimin e projekteve të përbashkëta me Bashkësinë Islame të Kosovës në fushën e trashëgimisë kulturore islame dhe atë arsimore e edukative.
Kryetari Aliu falënderoi musafirët për projektet e realizuara në komunën e Gjilanit derisa ishte mendim i përbashkët se bashkëpunimi në fusha të ndryshme duhet të vazhdojë edhe më tutje.
15.05.2025
Agim Hyseni
