Sunday 22 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Arabia Saudite dëbon atasheun ushtarak të Iranit

Derbi i zjarrtë i qytetit i takon liderit pas një beteje të fortë në fushë

Play-off i Botërorit 2026/ Trajneri Silvinjo: Jam i bindur që me lojtarët që kemi mund

Gjilani bashkohet për Sindromën Down: Mesazhe për gjithëpërfshirje, barazi dhe mbështetje institucionale

Murici pret penalltinë e Locatellit, Sassuolo merr një pikë nga Juventusi i Zhegrovës

Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen

Prishtina vendos derbin me një gol, Ferizaj bën hap të madh drejt mbijetesës

Superliga rikthehet me duele të forta, sot në fokus përballja në kryeqytet

Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran

United shpëton një pikë në fund, pas një ndeshjeje me kthesa ndaj Bournemouth

 Këshilli i Bashkësiësë Islame në Gjilan ua uron besimtarëve Kurban Bajramin – Urimi i Kryeimamit Iljaz ef Mustafa
Lajme

Këshilli i Bashkësiësë Islame në Gjilan ua uron besimtarëve Kurban Bajramin – Urimi i Kryeimamit Iljaz ef Mustafa

5 June 2025 0 Comment 6 min read

AA

– Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! – Falënderimi dhe lavdërimi i takojnë vetëm Allahut, Krijuesit të gjithësisë, Sunduesit të Ditës së Gjykimit. Atë e falënderojmë për çdo mirësi që na ka dhuruar dhe prej Tij kërkojmë udhëzim, mëshirë dhe falje.

Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin (paqja qoftë mbi të), mbi familjen e tij të pastër, shokët e tij të ndershëm dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Fundit.

Të nderuar besimtarë, vëllezër dhe motra.

Sot jemi në Ditën e Arafatit, një ndër ditët më madhështore dhe më të bekuara të vitit, e cila përbën kulmin e devotshmërisë për besimtarin dhe shtyllën qendrore të ibadetit të haxhit. Në këtë ditë, miliona besimtarë të mbledhur në rrafshnaltën e Arafatit, të veshur me ihrame të bardhë, i drejtohen me përulësi, me lot në sy dhe duar të ngritura Allahut të Madhërishëm, duke kërkuar faljen, mëshirën dhe kënaqësinë e Tij.

Në këtë ditë të shenjtë, Allahu e përkthen mëshirën e Tij të pafundme për robërit e Tij, duke falur mëkate, duke pranuar lutje dhe duke dhuruar shpëtim nga zjarri i Xhehenemit. Po në këtë ditë, në vitin e dhjetë të Hixhretit, është shpallur edhe një nga ajetet e fundit të Kuranit Famëlartë, që shënon përmbylljen e shpalljes hyjnore:

“Sot jua përsosa fenë tuaj, jua plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha për ju Islamin si fe.” (el-Maide: 3)

Kjo ditë e begatë i paraprin festës së Kurban Bajramit, të cilën, me vullnetin e Allahut, do ta presim nesër, ditën e parë të saj, me zemra të pastërta dhe me shpirtra të mbushur me mirënjohje.

Kurban Bajrami është simbol i besimit të thellë, i përkushtimit dhe gatishmërisë për sakrificë në rrugën e Allahut. Ai është kujtim i përjetshëm i ngjarjes madhështore të pejgamberit Ibrahim (paqja qoftë mbi të), i cili, me bindje të palëkundur, ishte i gatshëm të flijojë të birin e tij Ismailin (paqja qoftë mbi të), për të fituar kënaqësinë e Zotit. Por Allahu, nga mëshira dhe urtësia e Tij, zëvendësoi këtë flijim me një kurban.

Kjo ngjarje na mëson përkushtimin absolut ndaj Zotit, durimin në sprova dhe dashurinë për të vepruar me sinqeritet e devotshmëri.

Në këtë kontekst, Kurban Bajrami nuk është thjesht një festë rituale, por një mundësi hyjnore për të forcuar lidhjet shpirtërore, familjare dhe shoqërore. Është kohë për t’iu afruar njëri-tjetrit me zemër të hapur, për të treguar dashuri ndaj familjes dhe miqve, për të ndihmuar të varfërit, jetimët dhe të pamundurit, dhe për të kultivuar frymën e solidaritetit, mëshirës dhe ndihmës së ndërsjellë.

Prandaj, në prag të kësaj feste të madhe, ju ftoj që të shprehim mirënjohje për begatitë që kemi, të falim njëri-tjetrin, të pajtohemi me ata që jemi larguar dhe të ndajmë kurbanin tonë me zemër të pastër e synim të lartë shpirtëror.

Në fund më lejoni që në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, si dhe në emrin tim personal, ju përcjell përgëzimet më të përzemërta me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Lutem që kjo festë t’i sjellë paqe dhe begati vendit tonë, unitet bashkësisë sonë dhe shpëtim çdo besimtari kudo që ndodhet.

Zoti e pranoftë haxhin e haxhinjve, sakrificën e kurbanit dhe ibadetet e të gjithë besimtarëve.

Urime Kurban Bajrami! Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!
Kryeimami i KBI-së Iljaz ef Mustafa

Share This:

Tags: KBI Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Arabia Saudite dëbon atasheun ushtarak të Iranit

22 March 2026
Futboll

Derbi i zjarrtë i qytetit i takon

22 March 2026
Uncategorised

Komuna e Kamenicës shënon Ditën Ndërkombëtare të

22 March 2026
Futboll

Play-off i Botërorit 2026/ Trajneri Silvinjo: Jam

22 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Lutfi Haziri uron kryetarin e Bashkësisë Islame

20 March 2026

Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, vizitoi kryetarin e Këshillit të

Lajme

URIMI PËR FITËR-BAJRAM NGA KËSHILLI I BASHKËSISË

19 March 2026

URIMI PËR FITËR-BAJRAM NGA KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME NË GJILAN. Të nderuar vëllezër dhe

Lajme

KBI- Gjilan: Filluan Garat Regjionale të Kur’anit

10 March 2026

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, në sallën e Teatrit të Qytetit në Gjilan,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.